VIDEO/ Pamje shokuese, ushtarët izraelitë filmohen duke shtyrë trupat e palestinezëve të vrarë nga çatia!

Gaza- Një video tronditëse nga lufta në Gaza është kthyer në polemikën e radhës.

Ushtarët izraelitë janë filmuar duke shtyrë tre trupa në dukje të pajetë, nga një çati gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten (19 Shtator), në një seri shkeljesh të dyshuara nga forcat izraelite, që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, që kanë bërë të reagojnë grupet e të drejtave të njeriut.

Incidenti ndodhi në qytetin Qabatiya, ku ushtria izraelite ka kryer bastisje në shkallë të gjerë që nga fundi i gushtit, që sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur.

Video shfaq ushtarët teksa pasi tërheqin zvarrë, shtyjnë me këmbë dhe hedhin trupat e dyshuar të pajetë nga çatitë, raporton “The Guardian”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë në një deklaratë:

“Ky është një incident serioz që nuk përkon me vlerat e IDF dhe pritshmëritë nga ushtarët e IDF. Ngjarja është nën shqyrtim”.

IDF nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ushtarët e përfshirë po hetoheshin.

Associated Press (AP) tha se një nga gazetarët e saj ishte dëshmitar i incidentit. Agjencia nuk mundi të konfirmonte menjëherë identitetin ose vendndodhjen e trupave, as numrin e të vdekurve nga bastisja izraelite.

Izraeli tha se trupat e tij kishin vrarë shtatë militantë të enjten, katër gjatë një beteje me armë dhe tre në një sulm ajror mbi një makinë që transportonte njerëz që kishin qëlluar mbi ushtarët e tij. Që nga e premtja, asnjë grup militant nuk kishte deklaruar se të vdekurit ishin luftëtarë të tij.

Amed Shehadeh, një korrespondent i Al-Arabi, i cili gjithashtu ishte dëshmitar i incidentit, tha për CNN:

“Një buldozer u përpoq të prishte shtëpinë për të rrëzuar kufomat. Kjo nuk funksionoi. Ushtarët u ngjitën dhe shkelmuan dhe shtynë trupat nga çatia, siç e pamë”.

Ai tha se një trup i katërt ishte hedhur nga një çati ngjitur disa metra më poshtë.

Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Kurse sot (20 Shtator), forcat izraelite njoftuan se vranë të paktën 14 palestinezë në zjarr tankesh dhe sulme ajrore në zonat veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, në veri-perëndim të Rafahut dhe pranë kufirit me Egjiptin.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nazistet e shek XXI: 21/09/2024 11:04

    Nuk ishin te vdekur por te plagosur dhe izraeli po behet njesoj si nazistet. Kursejne plumbin dhe I lene te vdesin te plagosur mbi rrenoja. U shofshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament