Gara për kreun e PD-së
priten emrat e kandidatëve

Gara për kreun e PD-së<br />priten emrat e kandidatëve
TIRANE- Selia blu ka mbyllur dje procesin e anëtarësimeve në PD, kjo pasi tashmë ka nisur procedura e regjistrimit të kandidatëve që do të garojnë për kreun e PD, ndërsa të enjten merr fund zyrtarizimi i kandidatëve për drejtimin e kësaj partie.
 
Menjëherë pas çeljes së garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të PD-së, zyra e organizimit në këtë parti ka nisur verifikimin e listave të anëtarësisë për votimin sipas parimit 'një anëtar, një votë' të kandidaturave që do të paraqiten për këtë post.

Të premten e shkuar, kryesia e PD-së zyrtarizoi hapjen e garës për kreun e ri të saj, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të Sali Berishës. Pritet që fundjava të nxjerrë emrat që do të garojnë. 
 
Aleksandër Biberaj është emri i parë që është zyrtarizuar nga vetë ai për të kandiduar për kreun e PD, ndërkohë që nga të djathtët nuk ka asnjë emër konkret.
 
Nënkryetari i PD, Astrit Patozi tha dje se nuk do të marrë pjesë në këtë garë. Emri i Lulzim Bashës mbetet më i përfoluri, kjo pas dorëheqjes së Topallit, Bodës si dhe Patozit për të kandiduar për kreun e PD.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!