Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Foto ilustruese

Pas legalizimit të kanabisit në fillim të prillit qeveria federale gjermane planifikon që sikurse në rastin e konsumit të alkoolit, ta konsiderojë kundërvajtje administrative të shoqëruar me një gjobë deri në 3,500 euro edhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e kanabisit.

Sa i përket nivelit të kanabisit që parashikohet të quhet si rrezik në drejtimin e automjetit kufiri duhet të jetë afërsisht i njëjtë me sasinë prej 0,2 për militër alkool në gjak.

Kjo do të thotë që nëse një person kapet gjatë drejtimit të automjetit me një nivel THC-je më të lartë se 3.5 nanogram për mililitër në gjak, ai mund të dënohet me një gjobë deri në 3,500 euro. THC-ja është përbërës i bimës së kanabisit që është kryesisht përgjegjës për efektin dehës.

Me ligjin për personat që konsumojnë sasi të tepruara kanabisi gjatë drejtimit të automjetit qeveria gjermane ndjek mendimin e një komisioni ekspertësh, i cili rekomandoi vendosjen e një vlere kufi për përdorimin e kanabisit për ata që drejtojnë automjete dhe ndalimin e konsumit të përzier të alkoolit dhe kanabisit në qarkullimin rrugor.

Kanabis për konsum privat

Duke filluar nga 1 prilli në Gjermani personave nga mosha 18-vjeçare u lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tri bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht./ DW

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik