Gjykata e la në burg, ish-deputeti Çuko: U bëmë kurban të integrimit në BE

Gjykata e la në burg, ish-deputeti Çuko: U bëmë kurban të integrimit në BE

Arben Çuko, Arben Ndoka dje para gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë

Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në bankën e të akuzuarve, ndërkohë që gjatë fjalës së tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Mësohet se Çuko ka pretenduar se po bëhen kurban të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, me qëllim krijimin e raporteve se qeveria ka vullnetin për të luftuar korrupsionin. Çuko i ka kërkuar gjyqtarit Biba, që ta lirojë nga qelia dhe të qëndrojë në një masë më të butë, pasi gjatë kryerjes së detyrës së tij, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe jo më të kishte transferuar një të dënuar. Sipas tij transferimi i Olsi Karagjozit është bërë shumë muaj me vonesë, vetëm pasi ai është përfshirë në një konflikt me një polic, në ambjentet e brendshme të burgut të Burrelit.

Dëshmia e Arben Ndokës
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ka folur dhe ish-deputeti Arben Ndoka. Ky i fundit ka pohuar se ka kërkuar që të marrë një tokë pranë lokalit të djalit të xhaxhait të tij, për ta shfrytëzuar për 10 vjet. Sipas Arben Ndokës, ai ka pyetur njerëzit e tij në institucione sa mundësi kishte për ta shfrytëzuar këtë tokë. “Kam kërkuar të shfrytëzoj një brezhare afër lokalit të djalit të xhaxhait tim, për të cilin të gjithë në Lezhë e dinë. Kam kërkuar dhe kam sugjeruar që unë të bëj një kërkesë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit për përdorim 10 vjeçar për të pasur mundësi për ta shfrytëzuar këtë pjesë toke, një sipërfaqe prej 50- 100 m2, jo 1 dynim. Për këtë kam pyetur njerëzit e mi në institucionet përkatëse, është e lirë apo është e zënë.

Pas shumë kohësh, Drejtori i Zonave të Mbrojtura insistoi që unë të bëj një kërkesë për këtë tokë”-ka pohuar para gjykatës Arben Ndoka,ish-deputet i PS. Arben Ndoka ra në prangat e policisë pasditen e të dielës gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4". Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Përgjimet ndaj Çukos së PS-së
Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çukon i cili më parë ka qenë dhe deputet i partisë socialiste. Fabula që ka çuar në arrestimin e Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjestarët e një grupi kriminal që merrej me trafik dorge dhe vepra të ndryshme penale.

Sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. Pas takimit Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha.

E kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti. Olsi Karagjozi pas marrëveshjes ka bërë një kërkesë me shkrim dhe këtë kërkesë ja ka dorëzuar shtetasit artur balla, balla ja ka dhënë denis llaftiut dhe më pas llaftiu ja ka dorëzuar shoferit që kishte rolin e negociatorit ose “urës lidhëse” për llogari të Çukos siç e quan prokuroria.

Nga hetimet ka rezultuar se paratë prej 3000 mije dhe një automjet i janë dhënë Ballës, ai ja ka kaluar Llaftiut dhe Llaftiu ja ka kaluar shoferit të Çukos Qerim Mushës. Kur ishte rënë dakord që Karagjozi të transferohej kjo s'ka ndodhur menjëherë dhe në këtë moment të interesuarit janë shqetësuar duke filluar dhe komunikimet telefonikë. Telefonata i është bërë direkt drejtorit Arben Çuko nga drejtori burgut Burrelit i quajtur Fatjon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bar morri: 25/10/2018 14:16

    ju jeni prova teknike or shok. per negociatat kusht jan klp klgj dhe spak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty