Gjykata e Lartë, Nishani nis punën
për emërimin e 2 anëtarëve të rinj

Gjykata e Lartë, Nishani nis punën<br />për emërimin e 2 anëtarëve të rinj
 TIRANE- Presidenti Nishani shpalli sot fillimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Përmes një njoftimi për shtyp presidenca informon se afati për të paraqitur kërkesat e kandidatëve nis më 11 tetor dhe mbyllet më  21 tetor.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë.

Në zbatim të neneve 1, 2, 3 dhe 4 të ligjit të lartpërmendur, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, shpall fillimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.”- thuhet në njoftimin e presidencës.

Të gjithë të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin:

1- Kërkesë me shkrim
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar)
3- Përmbledhje të karrierës profesionale
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar)

Kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj është një nga kandidatët që ka shprehur dëshirën për të qenë kandidat për në Gjykatën e Lartë.Ai ka dorëzuar dosjen e dokumentacionit tek presidenca. Sinan Tafaj është avokat me eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut. Deputeti i PS-së Erion Braçe ka shprehur mbështetjen e tij pro kësaj kandidature. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump