Gjyshja ''i pret'' rrugën Ramës: Duam të të shohim, të marrsha të ligat... (Video)

Gjyshja ''i pret'' rrugën Ramës: Duam të të shohim, të marrsha të ligat... (Video)

Rama duke biseduar me gjyshen

TIRANË-Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimeve në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës ka shkëmbyer disa mesazhe “dashurie” në distancë me një grua të moshuar.

Edhe pse gruaja ishte në krahun tjetër të rrugës, ajo nuk nguroi që t’i shprehte simpatinë kryeministrit, të cilit i “rrëfeu” se ishte hera e parë që e shihte.

Biseda e plotë e Ramës dhe e gjyshes:

Gjyshja: Kemi qejf edhe ne romët, duam të të shohim..

Rama: Po ja këtu më ke, erdha, më shih

Gjyshja: Ja hera e parë që të ka parë plaka, nuk të ka parë ndonjëherë

Rama: Po jemi larg nuk të përqafoj dot

Gjyshja: Ah të marrsha të ligat, përqafime

*Rama hap krahët dhe e puth me dorë

Ndiqni videon në minutën e 4-të:

18:28/ Rama ngacmon ndërtuesin për PD: Do të të thonë tradhtar. Pronari ia kthen: Po më prishin biografinë

Pas momentit me gjyshen, Rama ka vijuar me inspektimet i shoqëruar nga ministri Damian Gjiknuri dhe pronari i firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së Unazës së Madhe. 

Gjatë bashkëbisedimit me të, pronari i firmës i është zotuar Ramës se rruga do të mbyllej brenda një viti, deklaratë në të cilën Rama nuk e ka lënë pa thumbuar opozitën, duke i kërkuar që rruga të bëhet me standarte socialiste.

Biseda mes tyre: 

Pronari: Edhe për një vit bëhet rruga

Rama: Në një vit por me standarte socialiste jo si ato të PD-së

Pronari: Po po me konvertim. Po i përkthejmë...

Rama: Se dole edhe ti oligark

Pronari: Ishalla po e marr këtë titull

Rama: Po mire mo burrë sa bëre për ta edhe të shkatërruan fare, ç'është kjo histori? Po nejse ti mos fol se të shohin dhe thonë ja ky tradhëtari

Pronari: Po më prishin biografinë. (Qeshin)

Por Rama nuk i ka ndalur këtu thumbat për PD-në, duke u shprehur se ata duhet të marrin shembull nga bashkëpunimi i shtetit të tyre me sipërmarrjen e lindur në prerin e PD-së.  

Ajo vrima aty, me gjithë ato tubat qenka si partia jote me “Babalen”. Ndërkohë që ne vazhdojmë rregullojmë nga e para dhe transformojmë. Ju na turpëruat në Bruksel por ata duhet të marrin shembull nga bashkëpunimi ynë me sipërmarrjen e lindur në prerin e PD-së.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat