Goditja e grupit ‘Bajri’, PD: Deputetët e Ramës ranë në rrjetën e përgjimeve, Bushati hesht

Goditja e grupit ‘Bajri’, PD: Deputetët e Ramës ranë në rrjetën e përgjimeve, Bushati hesht

Ervin Salianji

Dy ditë pas goditjes së grupit ‘Bajri’ në Shkodër dhe në Tiranë, PD vijon me akuzat ndaj ministrit Bushati dhe kryeministrit Rama. Ervin Salianji, sekretar i grupit parlamentar të PD thotë se ‘Ditmir Bushati hesht dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të PD për komunikimet e tij me bandën e Bajrëve. E vërteta është se me porosi të Ramës, Bushati ka bashkëpunuar me Bajrët në zgjedhje’ shprehet ai.  Ai deklaron se ‘Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve’.

Bushati nuk iu përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje.  Bushati dhe Rama janë mekur sepse:- Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për t’i kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.  Gjatë zgjedhjeve grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës. Rama i ka kërkuar grupit Bajraj, nepermjet Ditmir Bushatit, që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim u ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër. Bushati u ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale. Komunikimi  me Bajrat është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit. Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve. Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.

Ervin Salianji

Mbrëmjen e së premtes policia dhe prokuroria gjatë një operacioni në Tiranë dhe në Shkodër arrestuan në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe 3 të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç. Të arrestuarit akuzohen për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ton Tironsi: 24/09/2018 04:43

    Po me lebo po. Rama i kap vet qe ti qisi bojen vetes vet.... qe tju japi juve materjal me lef...qe tja fusi vetes se i vje gjynof per juve...palltrrapista

    Përgjigju
  • Populli fukara: 24/09/2018 02:59

    VL te gjithe jan hajduta po ku je o enver

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/09/2018 19:41

    Ervin Salinaji është kriminel i ndyer vet dhe i baltosur gjer në kok... mjaft më me feelliqësirat e juaja! Lereni drejtësin ta kryej punën e vet se edhe ju nga PD do u vie radha të përgjigjeni për shumë qka...!!!

    Përgjigju
    • Erik: 24/09/2018 16:56

      @luli po per Grimen pse s'flet Salianji mo trim qe e kane patur ne liste per deputet? Po per Licet pse nuk denoncon PD, Çapajt ne Elbasan, Hakajt ne Nikel etj etj qe perflitet se jane krahu i tyre? Duan te bejne politike me krimin, jo se u kercet fort per krimin ne vend. Sepse e dine mire qe me ndihmen e krimineleve kane ardhur ne pushtet qe prej 1996-es e ketej, se voten e popullit nuk kane pare ndonjehere me sy. Ka nevoje PS-ja per keta qe me shume te prishin pune se te rregullojne, maksimumi u ka kerkuar te jene neutral e mos krruhen tek kutite e komisioneret.

    • luli: 24/09/2018 02:58

      PD E BEN MIRE PUNEN DHE BRAVO I QOFTE SALIANJIT DHE TE TJEREVE.OPOZITA KETE KA NE DORE DHE PO E BEN MIRE .KUSH I NENVLEFTESON E KA GABIM.

  • Lalka i Radanecit: 23/09/2018 19:03

    Teçken e seçkes u be ky koke mafishka politikan. Pika politikes me kesi Mysybet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit