Grabitja e armëve në Pashaliman/ Shtabi i Forcave të Armatosura: Hetim administrativ, do dalin përgjegjësit e ngjarjes së shëmtuar

Pas grabitjes që u raportua sot në bazën Ushtarake të Pashalimanit, reagon Shtabi i Forcave të Armatosura. Shtabi i Përgjithshëm sqaron se janë proceduar 5 persona për vjedhje dhe shkelje të rrregullave të shërbimit. Shtabi sqaron se ka nisur një hetim administrative nga SHPFA dhe se do të vihet para përgjegjësisë çdo individ, edhe nëse është pjesë e Forcave të Armatosura.  

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Ditën e djeshme një grabitje ka ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë, ku janë vjedhur 3 armë automatikë, 3 granata dhe një sasi municionesh. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga anëtarë të FA-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 11/01/2019 18:58

    A ekziston nje institucjon ku nuk ka hajdute ne kete vend te neveritshem me emrin shqiperi??cfare brezi eshte rritur ne kete vend?dhe nuk ka asnje shprese qe te mendosh se tani po fillohet te duket dicka ne horizont persa i perket berjes se shtetit ose te shoqerise shqiptare.Sigurisht qe militantet dhe ata qe kane vene pasuri dhe po vene pasuri thone te kunderten sepse ju intereson kjo situate!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi