Hakmerret Holanda, shkatërron
Spanjën 5-1, kampionët në gjumë

Hakmerret Holanda, shkatërron<br />Spanjën 5-1, kampionët në gjumë
Holanda hakmerret ndaj Spanjës për humbjen në 2010 duke e shkatërruar me rezultatin e thellë 5-1 në Brazil. Ndeshja e vlefshme për grupin B ka dhuruar mjaft spektakël, emocione dhe grindë në fushë. Një super Holandë arrin që të gjunjëzoi kampionët e përgjumur të Spanjës.

Pjesa e parë e ndeshjes nisi mjaft e mirë për ekipin e Spanjës që kalon në avantazh në minutën e 27 me Alonson, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Diego Costa. Teksa ekipet u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve, sulmuesi Van Persi realizon një super gol duke barazuar rezultatin në 1-1. Kapiteni goditi fuqishëm me kokë krosimin e ardhur nga e majta duke mposhtur Casillas dhe ndalur sferën në rrjetë.

Barazimi uli ritmin e kampionëve të botës  që e nisin pjesën e dytë në gjysmëfushën e tyre, një gjë të tillë e shfrytëzon Holanda që shënon me Roben, i cili shmangu bukur Piken dhe Ramosin në mbrojtje duke dërguar topin në rrjetë. Me rezultatin 2-1 Holanda ‘mbretëron’ në fushë duke kontrolluar lojën. Spanja humb përqendrimin duke pësuar edhe golin e tretë në të 64’ me Vrij pas daljes së gabuar të Casillas, i cili nuk ishte në një ditë të mirë.

Portieri spanjoll bën edhe një tjetër gafë në minutën e 74 teksa gabon një kthimin e një topi nga mbrojtja duke rrëshkitur, përfiton Van Persi që ndjek aksionin duke plotësuar dopietën personale dhe pokerin për Holandën. Por, Holanda ende nuk ishte ngopur, pasi Roben shënon golin e pestë pas një inkursioni të shpejtë të ‘tulipanëve’ duke shpartalluar plotësisht spanjollët. Fitorja e Holandës u parashikua nga majmuni Iva në emision “Pasdite me Botërorin”, i cili mes dy bananeve me flamujt e dy ekipeve zgjodhi ‘tulipanët’ duke goditur në shenjë.


Formacionet
Spanja: Iker Casillas; Azpilicueta, Sergio Ramos, Piqué, Jordi Alba, Busquets, Xabi Alonso, Xavi, Silva, Iniesta, Diego Costa. Tr: Del Boske

Holanda: Cillesen, Janmaat, De Vrij, Vlar, Martins Indi, Blind, De Guzman, Jong, Sneijder, Van Persie, Robben.  Tr: Van Gal

 
Brazili rikthen sonte në orën 21:00 finalen e Kupës së Botës së 2010 mes Spanjës dhe Holandës të vlefshme për grupin B. Super sfida është e shumë pritur jo vetëm për faktin se ndeshjen dy nga ekipet më të mira në planet, por edhe për faktin se pothuajse do të përcaktohet edhe kundërshtari i Brazilit.
Spanja shihet si favorite për të fituar, megjithatë trajneri Del Boske kërkon kujdes nga ekipi i tij” Është një ndeshje që nuk ka favoritë të përcaktuar. Holanda është pretendente për të fituar titullin, pasi ka  një grup që në 2010 arriti deri në finale. Ne do të bëjmë lojën tonë pa presion për të shkuar sa më larg”
Ndërsa trajneri i ‘tulipanëve’ Van Gal deklaron se ‘Futbolli spanjoll është ndoshta më moderni dhe efikasi në planet. Ata janë shumë teknikë por edhe fizikë, duhet të jemi të bashkuar gjatë gjithë ndeshjes” tha ai.
 
Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen sot janë Meksikë-Kamerun në 18:00 dhe Australi-Kili 00:00.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?