Ministri i Jashtëm gjerman: Të hapen negociatat me kusht për Shqipërinë, ka bërë progres

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një editorial në “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale.

Ministri gjerman ka komentuar dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e Reformës në Drejtësi.

Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Natyrisht, pranimi në BE është i kushtëzuar dhe vendet aspirantë duhet që të përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në drejtësi. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende”. 

Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman vjen në një kohë kur 3 vende të Bashkimit Europian, janë shprehur skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Franca, Holanda dhe Gjermania janë shprehur se Shqipëria duhet të bëjë ende progres në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në 28 qershor pritet të bëhet publik vendimi i vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm