Drejtësia në Shqipëri, gazetarja: Mbi 38 mijë çështje në Gjykatën e Apelit, vetëm 26 gjyqtarë! Beci: Duhen shumë vite të rikthehet në normalitet

‘Drejtësia e vonuar’ është në qendër të diskutimeve të të ftuarve në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi zbardhi shifra në Gjykatën e Apelit dhe diferenca që ka mes gjyqtarëve dhe çështjeve që atyre u duhet të shqyrtohen.

‘Janë mbi 38 mijë çështje dhe kemi vetëm 26 gjyqtarë. Ndërkohë organika është 78. Nga harta e re gjyqësore ka pasur debate të shumta, ne përballemi me faktin që ka qytetarë që kanë vite që presin. Ndoshta nuk kanë personat duhur apo gjyqtarë që nuk plotësojnë kriteret. Në gjykatën e Lartë numri i çështjeve është 22 mijë. Është dramatike situata. Vërtetë jemi marrë me SPAK-un, por në fakt njerëzit që kërkojnë drejtësi në këtë situatë që janë gjykatat duhet shumë kohë të marrin një vendim të formës së prerë.’ u shpreh ajo.

Banushi foli edhe për faktin që ky fluks po shkakton dhe probleme sociale.

“Është bërë problematike dhe për njerëzit që divorcohen pasi nga gjykata e parë çështjet kanë kaluar të gjykata e Apelit. Ri-martohen sërish njerëzit, bëjnë fëmijë dhe nuk marrin dot fëmijët atësinë se rezultojnë të martuar sërish.” tha Banushi.

Ndërsa ish-prokurori Eugen Beci tha se situata është e trishtë e tha se reforma në drejtësia tregoi se ishte e padiskutuar.

‘Në përgjithësi duket e trishtë. Zë për zë akoma edhe më e trishtë. Reforma në drejtësi tregon që ka qenë  e pastudiuar dhe me qëllim për ti shërbyer poetikës. Fakti që krijon stoqe krijon parregullsi në një poçes të rregullt ligjor. Pasojat do të vijnë më vonë dhe do të duhet shumë vite të kthehen në normalitet. Askush nuk kujtohet për qytetarët e zakonshëm.’- tha Beci.

Ndërsa avokati Sokol Azizaj tha se situata është alarmante për shumë arsye, si fillim për shkak se ka shumë fluks por sipas tij kjo gjë do ketë pasoja. Azizaj u shpreh se kjo gjë do të sjellë pasoja primitive në Shqipëri.

‘Sot KLGJ e ka të qartë, është raportuar numra mijëra dosjesh në arkiv. Të gjitha këto do sjellin knock out në gjyqësor. Kush është ai që e pëson, është qytetari. Nuk janë marrë shumë me pasojat e qytetarit. Për sa kohë drejtësia nuk është efiçente pra qytetarët do ta zgjidhin çështjen në mënyrë primitive. Shoqëria është në në zonë të minuar. Qytetarët do të bëjnë vetëgjyqësi. Këta nuk po gjejnë zgjidhje nga gjykata.’- tha Azizaj.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit