Haradinaj: Taksa do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar këtë të enjte se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj e bëri këtë deklaratë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për politikën e jashtme të vendit.

“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj, transmeton REL.

Kryeministri i Kosovës bëri më tej thirrje që të mos ketë tërheqje ndaj këtij vendimi edhe në rast se do të ketë “lutje, përkrahje apo këshilla si kundërvlerë”.

Pas daljes nga seanca e Kuvendit, Haradinaj u tha gazetarëve se ka njoftuar përmes një letre ambasadorët e përfaqësuesen e BE-së, Nataliya Apostolova, me arsyet e vendosjes së taksës.

“U kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka jemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë. Kryesisht ndërlidhet me mosrespektimin e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi nga ana e Serbisë duke vënë bllokadë tarifore për produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, tha më tej Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen një ditë pasi Kosova vendosi të rrisë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 për qind nga sa ishte deri tani, në 100 për qind. Ndaj këtij vendimi ka reaguar krahas Serbisë, edhe Bashkimi Europian. Përmes një njoftimi për mediat, përfaqësuesja Federica Mogherini bëri thirrje që kjo taksë të hiqet menjëherë pasi përbën shkelje të marrëveshjes së tregtisë së lirë, CEFTA-s.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 23/11/2018 17:26

    Mire e ke o Ramush vellai, por mos zgjidhet me flake e pushke ky muhabet e ketu duhet pare puna.

    Përgjigju
  • CaBone: 23/11/2018 01:06

    Respete Ramush, jepja si ta meritojn.

    Përgjigju
  • toni: 22/11/2018 19:01

    lider ne lufte,lider ne politike,krenar ty,tirana krenare per ty

    Përgjigju
  • Erjon: 22/11/2018 18:15

    Ky eshte vertet shqiptar me b***le ne shtepin e shqipes vendos shqipja mos harroni gjakun e atyre qe derdhen

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/11/2018 17:48

    Bravo Ramush dhe gjith politikaneve shqiptar te kosoves, patriot te vertet, fack k***rvave te shqipris qe ulin breket para grekut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet subjekti ku falsifikoheshin dokumente në Yzberisht! Gjenden 37 vula false institucionesh shtetërore

Zbulohet subjekti ku falsifikoheshin dokumente në Yzberisht! Gjenden 37 vula false institucionesh shtetërore