Hetim ‘DH-Albania’ dyshime se falsifikoi dokumentet për fitimin e tenderit për Unazën e Re, ja kush është ‘çunaku’ që e drejton

Kompania “DH-Albania” fituese e “Lotit I” që është kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja” zyrtarisht është vënë në hetim. Që prej mëngjesit të djeshëm prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Falsifikim dokumentash” dhe “Pabarazi në tendera publikë”. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të sekuestrojë të gjithë praktikën tenderuese për këtë lot rrugor dhe njëherësh të kërkojë dhe dokumentacionin origjinal pranë Qëndrës së Biznesit të kompanisë “DH-Albania”, e cila pretendon se është një kompani degë e prestigjozes amerikane “Dunwell Haberman”.

Pa dyshim i pari që do pyetet për këtë çështje është përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania” 26-vjeçari Avdjol Dobi. Hetimi i prokurorisë ka nisur kryesisht pasi disa shkrimeve në media se kompania “DH-Albania” ka fituar tenderin për “Loti I” të “Unazës së re”, nëpërmjet një dokumenti të falsifikuar. Ky dokument që pretendohet se është i falsifikuar është një vërtetim që kompania e ka marë nga departamenti i shtetit të Delaware në SHBA, në të cilin qartësohet se kompania prestigjoze amerikane “Dunwell Haberman” nuk ka asnjë detyrim përsa i përket taksave dhe pagesa të ndryshme në këtë shtet.

Por dy ditë më parë në media, në emisionin “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, kanë dalë të dhëna se ky vërtetim nuk është lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, dhe se e gjithë përmbajtja dhe vula është e falsifikuar. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të nisë hetimet për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje, ndërkohë nga ana tjetër ARrSH ka vendosur të pezullojë punimet për ndërtimin e rrugës në “Lotin I”, në të cilin është shpallur fituese kompania “DH-Albania”. Mesditën e djeshme mësohet se në ambjentet e ARRSH ka qenë Avdjol Dobi, ku gjatë një takimi me drejtuesit e këtij institucioni është përpjekur t’i bindë dhe t’i garantojë se nuk ka përdorur dokumenta falso. Por garancia e tij, nuk ka penguar kreun e ARrSH të pezullojë punimet deri në sqarimin e të gjithë situatës.

Krahasim të dokumentave
Tashmë do t’i duhet prokurorëve të Tiranës, që të zbardhin të vërtetën e këtij skandali, ku pritet që hetimi të bashkërendohet dhe me drejtësinë Amerikane, ku do kërkohet zyrtarisht krahasimi i dokumentacionit me ato që “DH-Albania”, ka paraqitur në tender dhe në QKB, me ato që janë nxjerë nga departamenti i shtetit të Delaëare në SHBA. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaëare konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Dokumenti që pretendohet se është i falsifikuar 

Kush është “çunaku” që drejton kompaninë
Në Shqipëri, degëzimi i pretenduar i “Dunwell Haberman” është “DH-Albania” të cilën e drejton një çunak, që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë, dhe më pas papritur është bërë pronar i një kompanie të quajtur “Itrade - Fx Media”, ku ai zotëron 100 për qind të aksioneve. Ky i ri, vetëm 26 vjeç quhet Avdjol Dobi me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Tiranë. Kompaninë “Itrade - Fx Media” Dobi e ka rregjistruar në 23 mars 2016 me qëndër në Vlorë, por gati një vit në ushtrim aktiviteti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme Dobi vendos të pezullojë aktivitetin tregtar. Por 16 muaj pas këtij vendimi emri i Avdjol Dobi, del në një kompani tjetër të quajtur “DH-Albania”, e cila në korrik 2018 është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të biznesit Tiranë. Dobi ka rolin e përfaqësuesit ligjor të kësaj kompanie me degë në Shqipëri, ndërkohë si përfaqësuese ligjore e kompaninë “Dunwel Haberman” në SHBA është Neesha Lynn Kunar. Mësohet se pas shpinës së 26-vjeçarit Avdjol Dobi, fshihen dy biznesmenë ndërtimi të fuqishëm në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mbojtjes në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë

Ministri Mbojtjes në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë