Historia/ Imami i Rrugës së Kavajës, Edmond Baftjari dhunon familjen, e motra: Nuk e fal, kam frikë se më vret

TIRANË- Ditën e djeshme në Report Tv është transmetuar historia e Flora Baftjarit, një zonjë nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait.

Në rrëfimin e saj në studio e motra e tij, Flora ka rrëfyer se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj, madje edhe duke këmbëngulur që ajo të martohet me një besimtar mysiliman, ky i fundit i përzgjedhur nga Ahmet Kalaja. 

Flora: Hyri brenda në shtëpi dhe duke diskutuar dhe më tha që kemi një lajm të mirë për vajzën tuaj. Zoti Ahmet Kalaja ka qënë në shtëpinë time. Ai ka qënë bashkë me Mondin. Ai ka bërë shumë gabim që e ka mohuar sepse ai ka qënë në shtëpi me Mondin. Ka qënë vetëm një herë. Pastaj kanë qënë edhe myslimanë të tjerë. Rreth 30 të tjerë. Nëna më tha që Ahmeti ka ardhur që ka ardhur  të bëjë një fejesë.

 

E pyetur nga gazetarja Odeta  Dumenëse do ta falte vëllain e saj, ajo u shpreh se nukdo ta bënte një gjë të tillë sepse ai nuk kishte qëndrueshmëri dhe se kjo gjë e bënte të kishte frikë për jetën.

Flora: Motrat e tjera nuk janë dhunar fizikisht nga Edmondi por vetëm psikologjikisht. Në familjen tonë jam dhunuar unë, nëna, babai, por ne nuk kemi gabuar asnjëherë me të. Ne vetëm e kemi ndihmuar. Nuk e fal se ai nuk ka qëndrueshmëri. Tani thotë po, nesër të vret. Kam frikë. Nuk pranoj. I them që të shohë punën e tij dhe të na lërë rehat në punën tonë.  

I të njëjtit mendim është edhe kunata e saj, Majlinda, e cila ka qenë e dhunuar edhe më parë nga kunati i saj. 

Majlinda: Jam dhunuar para 6 vitesh, bashkë me gruan kishte shkulur pemët tek toka jonë. Më përplasi në fytyrë shkallët e drurit. Pastaj iku u largua. Unë e godita për vetëmbrojtje në gju. Në policia na thanë: Qenkeni të dy me shenja. Edhe ti e paske goditur atë. Dhe kështu që u ktheva në shtëpi. Mirë që janë këto telefonat se do të na kishte vrarë. 

E pyetur nga gazetarja në studio se si ka qenë sjellja e të vëllait në rini, Flora është shprehur se ai ka qenë gjithmonë nevrik dhe me sjelljë të çuditshme por u bë i dhunshëm që në momentin që filloi të shkonte në xhami. 

Flora: Edmondi ka qenë nevrik por jo kështu. Ka pasur gjithmonë sjellje të çuditshme. U bë më shumë i dhunshëm kur shkoi në xhami. Donte të na nxirrte nga shtëpia. Kur shkova që të bëja dafina, ai erdhi më kapi me grushta me shqelma dhe më hodhi në shpat dhe më la aty. Ndjehem e kërcënuar me jetë. Kërkoj ndihmë. Dal me frikë nga shtëpia ime. Unë dua të punoj ai s’më lë as të punoj.

Majlinda: Po, ai si fillim nuk ka qenë i keq. Kur filloi të shkonte në xhami pastaj u bë i dhunshëm.

Gjatë kohës në studio, është transmetuar edhe një lidhje telefonike e bërë nga vetë Edmondi, i cili u shpreh se kurrë nuk i kishte dhunuar të afërmit e tij, madje duke hedhur poshtë edhe faktet e gjykatës.Me deklaratën e tij, Edmondi jo vetëm që mohoi akuzat për dhunë nga të afërmit e tij, por akuzoi ata për dhunë të ushtruar ndaj tij. 

Edmondi: Unë nuk di gjë. Ato s‘kanë asnjë provë. Ashtu e mendojnë, ashtu e gjykojnë. Akuza ka një provë, apo jo? Ato s‘kane asgjë. Ato më kanë goditur me gurë, me sende të forta. Unë s‘kam ushtruar dhunë ndaj tyre.

Familja Baftjari jeton në fshatin Lalm në Vaqarr, ku z.Xhavid dhe znj.Shiqere jeton bashkë me vajzën e tyre Flora, nusen e ve që jeton bashkë me ta, pasi djali tjetër që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti. Rrëfimi i tyre nis me traumën që kanë pësuar anëtarët e kësaj familje pas dhunës, kërcënimeve që ushtron vazhdimisht djali i tyre, Edmondi.

Përveç akuzave për dhunë nga familjarët e Edmondit kanë hedhur akuza të forta drejtuar edhe imamit të Xhamisë tek Rruga e Kavajës, Ahmed Kalaja. Mamaja e Edmondit ka thënë se Kalaja ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar që të martojë dy vajzat e saj, por kjo gjë nuk është realizuar, pasi sipas saj, vajzat nuk kanë pranuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi kërkon mocion me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në vend

Bardhi kërkon mocion me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në vend