‘Pa gjurmë’- Historia/ Imami i Rrugës së Kavajës dhunon familjen, prindërit: Na rreh bashkë me nusen

TIRANË- Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait. Pasi u mor gjatë me këtë rast, stafi i emisionit pasi u njoh me këtë rast udhëtoi në drejtim të fshatit Lalm në Vaqarr.

Me të mbërritur pranë banesës së tyre, një prej familjareve doli për të na pritur ndërsa pak më tutje dallojmë edhe Edmondin, djalin me mjekër të gjatë dhe me fytyrë të vrazhdë, me shikimin drejt nesh. Z.Xhavid dhe Znj.Shiqere jeton bashkë me vajzën e tyre Flora, nusen e ve që jeton bashkë me ta, pasi djali tjetër që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti. Rrëfimi i tyre nis me traumën që kanë pësuar anëtarët e kësaj familje pas dhunës, kërcënimeve që ushtron vazhdimisht djali tjetër i familjes, Edmond.

 

Zonja Shiqere tregon sesi ndryshoi djali i tyre, pasi 10 vite më parë, ai nuk ishte ky që është sot, ai ishte një djalë punëtor, i shkathët dhe familjar.

Sot imami në xhaminë e Rrugës së Kavajës denoncohet nga familjarët për dhunë. Madje me dhunë kërkon t’i imponojë motrës së tij, Florës, fenë që ai predikon prej vitesh. Madje ky rrëfim merr përmasa të tjera kur ndaj Florës është ushtruar dhunë psikologjike duke i imponuar martesën me një nga imamët e xhamisë që i vëllai frekuenton.

Sipas familjarëve, Edmondi ka krijuar edhe një alibi për familjen e tij dhe lajmëronte policinë, dhe më pas shkonte dhe i dhunonte. Kur policia e komisariatit nr 6 në Kombinat, mbërrinte në vendngjarje, ai dilte jashtë me pretendimin se ishin familjarët ata që e fyenin. Familjarët thonë se kanë bërë denoncim edhe në Polici por situata ka mbetur gjithnjë njësoj. Madje prej tyre disponohen edhe video si prova materiale për dhunën e ushtruar nga imami. Apeli që bëjnë familjarët është që Edmondi të shohë familjen duke i lënë të qetë sikundër 10 vite më parë.

19:26/ Prindërit e Imamit të Rrugës së Kavajës në studion e Pa gjurmë: Na rreh edhe gruaja e tij

Prindërit e Imamit të Rrugës së Kavajës, Edmond Baftjari, në studion e ‘Pa gjurmë’, kanë thënë se dhunohen që prej vitit 2000 nga djali i tyre. E ëma e Imamit, Shiqere Baftjari ka thënë se ata dhunohen edhe prej nuses së djalit, Edmond.

Shiqere Baftjari: Është hall i madh ky. Mua nuk më kishte ardhur asgjë në shpi se e kishte bërë Albani im. Xheviti burri im i tha shko dhe ai iku. Vëllezërit e mi më thanë që ka bërë diçka të keqe, unë i thashë që fute në burg. Jam në konfikt edhe më vëllezërit për një tokë. Unë jam e trishtuar dhe shumë e shqetësuar se një djalë më vrau veten në Itali.  Një djalë ka ikur nga kjo jetë, një djalë më është zhdukur, ndërsa tjetri më dhunon. Ai shkon në xhami. Ka bërë 5 muaj burg, jemi pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Marrëdhëniet tona me nusen janë njësoj. Edhe gruaja na rreh. Vetëm dhunë përdorin. Para një jave, erdhi goca me ne bashkë me fëmijët e vegjël. Ishim në Durrës dhe Tiranë për të rregulluar pasaportën e fëmijës së vogël. S’dinim asgjë. Gjuajti me shkallë druri. Ç’a ti bënim. Jam shmangur, e s’më dhunoi dot. Bujarin e qëlloi 3 herë. E fali ai. Dhunohemi që prej vitit 2000.

Dhuna e Edmondit mbi motrën e tij.

20: 03/ ‘Ahmed Kalaja donte të më martonte vajzat’, nëna e dhunuar nga imami: Gruaja e djalit është e rrezikshme

Prindërit e Edmond Baftjarit, imami i akuzuar për dhunë mbi familjen e tij, kanë hedhur akuza të forta drejtuar edhe imamit të Xhamisë tek Rruga e Kavajës, Ahmed Kalaja. Mamaja e Edmondit ka thënë se Kalaja ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar që të martojë dy vajzat e saj, por kjo gjë nuk është realizuar, pasi sipas saj, vajzat nuk kanë pranuar.

Diskutimi në studion e Pa Gjurmë

Babai: Ai ka marrë kot urdhër-mbrojtjeje. Por ai s’del kurrë i pastër. E ka ndihmuar kryeplaku, rajoni dhe komuna.  Gjithë këto që ai më ka bërë, dhunë me miliona lekë dëm.

Mamaja: Ahmed Kalaja më ka ardhur në shtëpi bashkë me Mondin. Donte t’i martonte vajzat e mia. Asnjëra nga ato nuk donte. A shkon në xhami? Pse duhet të dhunosh? A ka më mëshirë për të tjerët? Gruaja e tij është e rrezikshme, çfarë s’më bëri në shtëpi. Thashë se ishte 5 vakte që falej.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI: 17/10/2018 14:46

    PSE GENJENI KAQ ... SA KEQ PER SHQIPERINE QE KA LENE PJESE TE PERGJEGJESISE SE INFORMIMIT DHE MEDIAS NE NJEREZ SI JU ... INSHALLAH PAFSHI SE SHPEJTI DYERT E GJYKATES PER KETE MASHTRIM!

    Përgjigju
  • Gani: 17/10/2018 12:55

    Nuk eshte imami i xhamise ky.

    Përgjigju
  • ArnoudKorcari: 17/10/2018 12:31

    Kush ofendon prinderit, ska per ta ndjere aromen e parajses, edhe pse aroma e saj ndihet prej largesive te medha! Nuk ka aspak vend dhuna ne islam, kush e ben ka veten me qafe. Per me teper kur i thote vetes besimtar edhe falet ne xhami! Personi ne fjale nuk eshte aspak imam xhamie, nuk mund te jene njerez te ketij niveli, drejtues ne xhami, perkundrazi!

    Përgjigju
  • Alba: 17/10/2018 10:18

    Arabi...Tmerr...

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2018 09:48

    Ta derrmojne bajgën në birrucë të mos shikoje më dritën e diellit!

    Përgjigju
  • Edi: 17/10/2018 09:15

    Një njeri që nuk do familjen e tij, nuk ka se si të jetë besimtar. Akoma mendojnë se janë në shekullin e 15 kur feja imponohej me dhunë ? Turp për atë të ashtuquajtur 'imam' dhe për ata që e mbështesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur