HISTORITË/ Nga Libofsha në Selenicë, masakrat që kanë tronditur Shqipërinë pas viteve ’90

HISTORITË/ Nga Libofsha në Selenicë, masakrat që kanë tronditur Shqipërinë pas viteve ’90

Vendi i masakrës së Selenicës (majtas), varja e autorëve të masakrës së Libofshës (djathtas)

Masakra e Selenicës me tetë të vrarë mund të konsiderohet pa frikë si ngjarja më e rëndë e ndodhur në vendin tonë pas viteve ’90. Një ngjarje po kaq tragjike ku u shua një tjetër familje ishte ajo e Libofshës, autorët e të cilës u dënuan me varje, i fundit dënim i kësaj forme në Shqipëri pas viteve '90. Por që nga 29 maji i vitit 1992 deri në 10 gushtin e vitit 2018-të janë të shumta masakrat që kanë tronditur vendin. Redaksia e Shqiptarja.com sjell një përmbledhje të historive më të bujshme.

Masakra e Selenicës- 10 gusht 2018

Masakra e Selenicës ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherrit për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin. Një nga gratë e familjes, teksa ndodheshin në një drekë familjare  e ka akuzuar se i kishte vjedhur pulat dhe kaq ka mjaftuar që i riu të ngrihet, të marrë armën. Ai qëlloi mbi  tetë persona, anëtarë të një familje. Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Emrat viktimave jane: Demir Zykaj 76 vjeç (kryefamiljar), Perri Zykaj 76-vjeç (bashkëshorte) Besim Zykaj 45-vjeç (bir), Azem Zykaj 49 vjeç (bir) Vasilika Zykaj 40 vjeç (nuse), Afërdita Zykaj 47-vjeç (nuse) Sara Zykaj 15 vjeçe (mbesë) dhe Ledion Zykaj 8 vjeç (nip). 

Masakra e Tiranës- 4 nëntor 2014

Autor i kësaj masakre është shtetasi Kostandin Xhuvani, djali i aktores Luiza Xhuvani, ish-deputete në atë kohë. Në ambientet e nje pub-i në rrugën e Elbasanit, mbrëmjen e 4 nëntorit 2014, ai ka pasur ka një grindje të çastit me shtetasit Edison  Jaho dhe Enea Xhaj që gjendeshin në tavolina të ndryshme. “Pas një bisede me tone të larta, shtetasi Xhuvani dhe miku i tij, viktima Demiraj, fillimisht kanë dalë nga lokali dhe më pas janë kthyer brenda një kohe shumë të shkurtër. Pas rikthimit në lokal, shtetasi Xhuvani i është drejtuar shtetasve Jaho dhe Xhaj “keni ndonjë problem” dhe menjëherë u ka qëlluar me armë tip pistoletë, duke lënë të vdekur këta dy shtetas. Por, nga plumbat e qëlluar prej armës së tij, janë goditur edhe shtetasit Arbër Demiraj, i cili ishte në shoqërinë e Xhuvanit, si edhe shtetasi italianGianpaolo Azzola, i cili gjenden ne lokal ne shoqerine e nje personi tjeter dhe qe nuk kishin asnje lidhje me palet ne konflikt”- thuhet ne dosje. Si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij, Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida (ky i fundit rezulton që nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e goditjes me armë, por ka qenë shumë pranë lokalit), si edhe është deklaruar i vdekur në spital shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Masakra e Durrësit- 7 gusht 2009 

Katër oficerë policie dhe një person tjetër kanë mbetur të vrarë në një masakër të shkaktuar nga Dritan Dajti në zonën e Plazhit në Durrës. Mes turmës së njerëzve, gjakftohtë Dritan Dajti nuk ka hezituar për të qëlluar me një pistoletë 15-she, i ndihmuar edhe nga kunati i tij, që mbante një automatik "Tomson". Viktimë ka mbetur shefi i sektorit të operacioneve speciale, Fatos Xhani, 38 vjeç. Ai ka qenë i pari që ka ndërruar jetë, ndërkohë që tragjedisë së rëndë i janë shtuar edhe emrat e oficerëve Sajmir Duçkollari, 32 vjeç, Kastriot Feskaj, 40 vjeç, dhe Altin Dizdari, 33 vjeç. Nga e gjithë kjo, pushuesit që po kalonin në rrugë janë tmerruar.  Ndërsa personi i pestë i vrarë gjatë masakrës ishte Ledion Mara, 23 vjeç, i cili është nipi i Dritan Dajtit.

Masakra e Kozarës- 9 shkurt 2006

Më 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë, në afërsi të Kuçovës, u vranë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Mara, 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Mara shtatzënë dhe fëmija 2-vjeçar, Artiol Mara. Autori ishte vëllai i Shpëtimit, Luan Mara.

Masakra e Urës Vajgurore- 17 qershor 1997

Edhe kjo ngjarje u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën ka policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish. Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua. Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së. Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg. Policia nuk ka bërë të mundur përcaktimin e vendndodhjes së tyre. Mendohet se ata fshihen jashtë Shqipërisë, të larguar që në momentin e ndodhjes së masakrës. Enigmë janë emrat e autorëve të tjerë të masakrës, të cilët mendohet se janë nga Veriu i Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e tyre, persona me mbiemrin Protoduari, janë larguar jashtë Shqipërisë.

Masakra e Cërrikut- 23 maj të vitit 1997

Masakra e Cërrikut ndodhi më 23 maj të vitit të mbrapshtë 1997, kur qyteti ishte nën kontrollin e rebelëve të armatosur. Sapo autoblinda e gardës së Republikës hyri në qytet në tentativë për të shtypur rebelimin pata u sulmuan. Nga sulmi mbetën të vdekur 6 gardistë dhe u plagosën 22 të tjerë.

Maskara e Libofshës- 29 maj i vitit 1992

Masakra e Libofshës ndodhi në fshatin Libofshë, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, ndërsa drejtësia shpalli  fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko. Vëllezërit Çuko kanë hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen, por zgjimi i foshnjës 8-muajshe të shtëpisë Magdalena Zykaj i prishi atyre planet duke i masakruar të gjithë anëtarët me leva.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent: 12/08/2018 00:15

    Para 3 vitesh ndodhi i njejti skenar ne mallakaster.5 te vrare.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/08/2018 22:04

    Zoti vonon po nuk harron. Vetem ai ju vjen hakut.Nje nga ata qe i vrau ata 4 djem ne taverne ne 16 shtator 2005 i mori te gjitha me vete si qen dha shpirt.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/08/2018 22:00

    Po masakren e 16 Shtatorit 2005 ku u vrane 4 djem Shkodrane ne nje taverne dhe nuk u arrestua as u denua denua asnjeri nuk e kujtoni.E kane ba ket vend keta kriminela qe e drejtojne dhe e kane drejtuar ma keq ska ku shkon fund i botes.Mjere ky popull ku jeton.

    Përgjigju
    • fieri: 12/08/2018 09:39

      po masakre 16shatatorit te taverna olalba thua ti shkodran ne mos gaboj

    • @Shkodrani: 11/08/2018 22:24

      Njerin e qerruan me snajper nga varrezat, por megjithse ishte ai autori kryesor nuk ishte akuzuar per ate ngjarje tek libri universitar.

  • CaBone: 11/08/2018 21:47

    O Trap (TRUMP) ty spaska ilac qe te merka ne dorzim. Ca doje te thoje ti vlla?

    Përgjigju
  • Fredi: 11/08/2018 19:49

    Kosntandin Xhuvani eshte denuar me vetem 35 vjet per 4 vrasje dhe mbas disa vitesh do e keni serish rrugeve duke vrare serish njerez. Dritan Dajti ja ka arritur te riktheje dosjen ne shkalle te pare dhe me qetesi i genjen mendja se do te dale nga burgu, por aty ka per te vdekur. Drejtesia e korptuar e ka liruar shume shpejt Erges Xhoxhin, i cili kamarre ne dore drejtimin e bandes se Dajtit dhe arriti deri atje sa te kercenonte familjen e gjyqtarit te Dajtit. Polici Mariglen Muca qe e ndihmonte Dajtin per ta mos arestuar po ashtu eshte lire dhe vazhdon te merret me pu et e tij te kundraligjshme. Informacionin per vrasjen tek vila e Protoduarve ne Uren Vajgurore e keni gabim. Auroblinda ka patur vetem police dhe eshte qelluar me antitank gjate rruges se kthimit pas shoqerimit te Nanos. Ishin te gjithe shkodrane dhe jane te identifikuar. Ishin njerezit e banditit Azem Hajdari, por qe fatkeqesisht shpetuan ate dite. Ndersa operacioni i Cerrikut nga banditet e veriut te mbledhur nga Sala kuturu ishte deshtim i plote, me viktima nga ana e shtetit te rrezuar. E njejta njesi para dy javesh kishte kryer masakren ne Permet qe askush nuk e permend. Ne ate njesi bente pjese dhe Sali Lusha por qe fatkeqesisht ate dite nuk u ndodh ne Verrik pa ishte i impenjuar duke grabitur me furgonin e bardhe dyqanet e floririt te Tiranes. Kjo shte historia, qarte, paster dhe thjeshte. Tani prisni kur te Cohet Loshi nga varri dhe te kercenoje.

    Përgjigju
  • Trump.: 11/08/2018 19:06

    Azem Hajdarin e e VRANE :- SKENDER GJINUSHI FATOS NANO ME KOMPLOTIN E NJE PROKURORI QEROZ FIERAK ( NUK me KUJTOHET EMRI POR JA njoh mire SURRATIN ) ATA te tre kurdisen dhe egzekutuan trimin AZEM HAJDARI .CFARE THUHET E SHKRUHET JANE PLEHRA PER TE MBULUAR KRIMINELET .PO NJE DITE, PO NJE DITE, PO NJE DITE DO DEGJOHET FJALA E ZOTIT ...ME BESONI,asgje Nuk varroset per tu HARRUAR,,..Asgje Linton e la JESU KRISHTI... AI E KA , E KA ...

    Përgjigju
    • Trump: 11/08/2018 21:56

      Te thuash per Nanon qe e vravi kot ja keput ,po shiko mos eshte Saliu

    • @Trump: 11/08/2018 19:56

      Ik o Trump futi ndonje teke hashash tjeter. Azem Hajdari vrau veten me ato qe kishte bere. Nese ka nje person qe nuk e kishte haberin fare se do veitej Azem Hajdari, ai ishte Fatos Nano. Grupi i Rognerit perbehej nga te tjere njerez qe donin ta rrezonin Nanon.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet