Integrimi në BE, Kovaçev: Hapja e negociatave me Shqipërinë rigjallëron Europën

Integrimi në BE, Kovaçev: Hapja e negociatave me Shqipërinë rigjallëron Europën

Andrei Kovaçev, anëtar i PPE në Parlamentin Europian

Shqipëria dhe Maqedonia janë në një proces vendimtar për sa i përket hapjes së negociatave në qershor me Bashkimi Europian. Andrei Kovaçev, anëtar i Parlamentit Europian, i cili përfaqëson Partitë Popullore Europiane si dhe zëvendëskryetar  Zgjerimit në BE deklaroi në një intervistë për Euroactiv se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave dhe do ti shërbente rigjallërimit të Bashkimit Europian.

Europa po përballet me sfida që kërcënojnë ta dobësojnë atë, ndërkohë që brenda BE-së duhet të marrim masat për të reformuar dhe forcuar unionin. Zbatimi i reformave të nevojshme për të përgatitur gjashtë vendet ballkanike që të anëtarësohen në BE do ta rigjallëronte unionin.

Një strategji gjithëpërfshirëse zgjerimi për BE-në, që njeh dhe vlerëson vendet ballkanike, që kanë përparuar drejt qëllimit të tyre euro-atlantik, është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Ne kemi nevojë të tejkalojmë pengesat që ndajnë Europën dhe të punojmë drejt një axhende pozitive për të bashkuar.

Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor është një objektiv i rëndësishëm i presidencës bullgare. Si vend ballkanik ne kuptojmë rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve të BE-së me vendet tona fqinje. Në prill KE rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë besoj se një zhvillim i tillë do të sigurojë njohjen, kaq shumë të nevojshme, të progresit që ka arritur ky vend dhe do të ndihmojë Shqipërinë të ruajë ‘momentumin’ aktual për reforma.

Komisioni Europian ka theksuar specifikisht për rastin e Shqipërisë se ky progres do të jetë vendimtar për shtetin e së drejtës. Vendi duhet të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete dhe të prekshme në pesë prioritetet e lidhura me reformën. KE ka vlerësuar Shqipërinë për zbatimin e reformës.

KE ka përgëzuar Shqipërinë për zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse dhe të thellë në sistemin e drejtësisë. Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe tashmë po jep rezultate të prekshme dhe pozitive. Shteti i së drejtës, drejtësia dhe të drejtat themelore kanë rëndësi prioritare për procesin e zgjerimit të BE-së nëse duam të arrijmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Është në interesin e BE për të modernizuar ekonomitë dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, duke i bërë ato më të begata dhe të qëndrueshme.

Është thelbësore që t’u japim mbështetje të plotë autoriteteve shqiptare për të vazhduar me ritmin që kanë arritur deri më tani në programin e reformës. Për më tepër, në lidhje me politikën e sigurisë, Shqipëria mbetet plotësisht në të njëjtën linjë me të gjitha pozicionet dhe deklaratat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe njihet si një partner i fuqishëm dhe i përkushtuar i BE-së në këtë drejtim.

                    Andrei Kovaçev, anëtar i PPE në Parlamentin Europian   

Ndërkohë, Shqipëria pret çeljen e negociatave me BE-në në qershor, por Franca, Gjermania dhe Hollanda kanë shfaqur skepticizëm përsa i takon procesit të integrimit europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)