Internet pa pagesë, BE financon projektin prej 120 milionë eurosh

Internet pa pagesë, BE financon projektin prej 120 milionë eurosh

Bashkimi Europian ka nisur sot zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve wi-fi Hotspot, në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe.
“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Europën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi komisionerja e Ekonomisë Digjitale të BE-së, Mariya Gabriel.
Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së, dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale.
Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve wi-fi për vendet publike me vlerën e 15 000 eurove .
Fillimisht, Komisioni do të paguajë vlerën e 1000 dollarëve për instalimin e wi-fi, por qytetet e përzgjedhura për të marrë pjesë në skemë do të duhet të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë