Investime në Elbasan/ Balla: 30 km kanale kulluese do hapen dhe pastrohen gjatë sezonit veror në Papër

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi cilësor i saj.

Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha.

Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 km kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 km kanalizime, të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj.  Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ‘90.

Taulant Balla

Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e rëndësishme është puna që po bëhet jo vetëm në këtë njësi, por punë e shtrirë në të gjitha Njësitë Administrative, duke vënë në dukje se pastrimi i kanaleve vaditëse tashmë ka përfunduar:

Ne vazhdojmë t’i përgjigjemi bujqësisë me ritëm të lartë. Këtu jemi në Vidhas, ku për herë të parë pas 30 vitesh bëhen 30 km kanal kullues, duke pasur parasysh që kanalet vaditës kanë përfunduar 100%. Ne synojmë që brenda ditëve të para të Shtatorit të ketë mbaruar e gjithë fusha e Vidhasit. Është një punë intensive, një punë e cila nuk do të lihet përgjysëm dhe kështu do të vazhdohet në të gjitha Njësitë Administrative të Elbasanit.

Qazim Sejdini

Fermerët vlerësuan punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë zonë, duke vënë edhe një herë në dukje se kanalet kulluese nuk ishin funksionale prej 27 vitesh:

Shumë mirë, jemi shumë të kënaqur me kanalet kulluese, po bëhet një punë e madhe. Puna që është bërë këtë herë nuk është bërë asnjëherë dhe për këtë duhet të falenderojmë Bashkinë dhe Agjencinë e Shërbimeve Publike, por kjo punë që është nisur nuk duhet lënë përgjysëm, sepse kjo fushë e ka të domosdoshme. Janë me dhjetëra hektarë të mbjella me pjeshkë, dhe me këtë punë jeton kjo zonë.

Fermerët

Fusha e Vidhasit është një nga tokat më pjellore të Elbasanit, por për shumë vite me radhë ishte lënë pas dore. Fermerët kanë investuar kryesisht në pemëtari, si dardhë dhe pjeshkë dhe shprehen të kënaqur nga prodhimi dhe tregtimi i prodhineve të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital