Ishin kthyer në makthin e dyqaneve dhe shtëpive, arrestohen dy adoleshentët grabitës në Vlorë

Ishin kthyer në makthin e dyqaneve dhe shtëpive, arrestohen dy adoleshentët grabitës në Vlorë

VLORE - Dy të rinj të moshës 16 dhe 17-vjeç janë arrestuar në Vlorë si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në këtë qytet. Të arrestuarit në flagrancë janë F.B, 16-vjeç dhe A.Z, 17-vjeç , të dy banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi një ditë më parë, në lagjen "24 Maji" dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Ndaj tyre janë dokumentuar edhe katër raste të tjera, grabitje banesash dhe dyqanesh. 

Njoftimi i policisë: 

Kapen në flagrancë autorët e vjedhjes së një dyqani.

Dy te arrestuarit të dyshuar edhe për vjedhje të tjera.

Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.
F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen "24 Maji" këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:
- Më datë 08.05.2018 - vjedhje banese,
- Më datë 27.06.2018 - vjedhje banese,
- Më datë 06.08.2018 - vjedhje dyqani,
- Më datë 09.08.2018 - vjedhje në rrugë.

Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës