Ish-truproja i Sali Berishës dhe një prej progatonistëve të PD-së sot, Sali Lushaj, ka sqaruar foton me Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilat i publikoi dje gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në emisionin "Repolitix". Në foto, babai i reperit Stresi dukej në një lokal në shoqërinë e kunatit të "Babales" dhe në një foto tjetër me vetë Albert Veliun dhe dy persona të tjerë. 

Lushaj shkruan në Facebook se dy progatonistët që inskenuan audiopërgjimin e Agron Xhafajt 'ishin të trembur dhe pa bukë'. Ai thotë gjithashtu se do t'i ndihmonte ata "edhe nëse do të ishin socialistë".  

Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme. Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte.

Sali Lushaj, ish-truprojë i Berishës

Emri i Sali Lushajt përmendet edhe në përgjimet e Prokurorisë, nga komunikimet telefonike të Fredi Alizotit dhe Albert Veliut. Një person i thotë Fredi Alizotit që të shkojë dhe të kalojë natën te Saliu (Lushaj) nëse nuk ka ku të flejë.