POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ish-kampionia e notit emërohet ministre e Sportit në Francë

Roxana Maracineanu

Ish-kampionia e notit, Roxana Maracineanu, është emëruar sot në postin e ministres së Sportit në Francë. Ajo ka zëvendësuar ministren e larguar, Laura Flessel.

43-vjeçarja Maracineanu është vajza e refugjatëve politikë rumunë në Francë. Në vitin 1998 në Kampionatin Botëror në Perth të Australisë ajo u shpall kampione bote në not në 200 metra. Maracineanu ka edhe eksperiencë politike, në veçanti ajo e këshilltares së rajonit të Ile-de-France, në Paris.

Korrikun e kaluar, kryeministri Edouard Philippe i kishte bërë një kërkesë për të ndjekur një mision të Ministrisë së Arsimit për të luftuar kundër mbytjeve të shumta të turistëve në det dhe në pishina.

ma.nd.
Komento