Ish-ministri i Jashtëm Kotzias: Ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me Shqipërinë

Një lajm tejet sensacional e alarmues ka lëshuar dje ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Sipas ministrit të sapodorëhequr, ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë shtetërorë midis Shqipërisë e Greqisë. “Ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë. Ushtria duhet që të bëjë disa veprime me anë të të cilave të shprehet njohja e kufijve prej saj dhe nuk po i bën”, ka deklaruar Kotzias gjatë një interviste të dhënë dje për një radio greke.

Madje Kotzias ka shtuar se ai është i shqetësuar nga rritja e fuqisë së ultra-nacionalistëve duke deklaruar publikisht atë që është një “sekret i njohur” nga shumëkush në Greqi, se në shtetin fqinj ka shumë forca politike që mbështesin idenë e një pretendimi territorial në dëm të Shqipërisë, aneksimin e “Vorio-Epirit”, siç quajnë ata territorin e Shqipërisë së Jugut. “Ka shumë forca në vendin tonë që nuk duan që ne të sanksionojmë juridikisht dhe të themi që ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore me Shqipërinë dhe të njohim zyrarisht kufijtë me Shqipërinë. Po hapin tema të vjetra si Vorio-Epiri”, ka deklaruar Kotzias.

Vrasja e Kaçifas nga policia
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë e ka lëshuar një deklaratë të tillë pasi është pyetur nga gazetarët rreth situatës të acaruar kohët e fundit midis Greqisë e Shqipërisë pas vrasjes së minoritarit Konstandison Kaçifas nga policia shqiptare. Kotzias pasi ka shprehur keqardhjen për vdekjen e minoritarit ka theksuar se një rast episodik nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet midis dy shteteve, pasi sipas tij Greqia e ka problemin kryesor nga lindja, duke lënë të nënkuptohet për Turqinë. “Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Çdo jetë që mund të ishte mbrojtur me një mënyrë tjetër është një fitore e madhe. Nuk duhet që në emër të ngjarjeve negative të drejtohemi në ashpërsimin e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët. Kjo sepse problemi ynë nuk janë as Shqipëria, as FYROM dhe as Bullgaria, problemi ynë është nga lindja, të mos shpërqendrohemi”, u shpreh Kotzias.

Një pjesë e politikës do ende gjendjen e luftës
Ish-ministri është shprehur i shqetësuar edhe për ndikimin që kanë forcat ekstremiste nacionaliste në Greqi. Kotzias ka folur hapur duke treguar se ka ende shumë faktorë politikë dhe në përgjithësi në shoqëri në Greqi që kanë rivendikime territorialë ndaj Shqipërisë, duke refuzuar të njohin traktatet ndërkombëtare. “Ka shumë forca në vendin tonë që nuk duan që ne të sanksionojmë juridikisht dhe të themi që ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore me Shqipërinë dhe të njohim zyrarisht kufijtë me Shqipërinë”, tha Kotzias.

Shpërthimi i ultra-nacionalizmit dhe minoriteti
Duke dashur që të arsyetoj më shumë rreth këtij fenomeni të rritjes së frymës ultra-nacionaliste në Greqi, Kotzias ka bërë një panoramë të asaj që po ndodh aktualisht në shtetin fqinj. “Besoj se nuk na kupton asnjë në Europë nëse vazhdojmë me këtë lloj sjellje. Po, ka shumë gabime që janë bërë nga të dyja palët, por është tjetër gjë provokimet dhe veprimet e pamenduara dhe tjetër gjë një politikë e jashtme me qetësi dhe me qartësi.

Kam frikë se me klimën që mbizotëron dhe ato që po dëgjojmë në këto ditë po kthehemi disa vite pas dhe shpresoj që dy qeveritë ka kuptojnë këtë gjë dhe të frenojnë nacionalizmat. Por mua më shqetëson pala jonë. Po dëgjojmë thirrje “t’i bombardojmë” “të hyjmë brenda tokës së tyre”, “t’i bëjmë këtë dhe atë”, këto gjëra janë kundër kulturës sonë, të qytetërimit tonë europian e kulturor. Lexoj disa që po hapin tema si Vorio-Epiri. Shumica e grekëve kanë ikur nga ajo zonë tashmë. Ne kemi siguruar për minoritetin tonë në atë zonë të drejtat të plota. Nuk bëhet politika e jashtme me britma e thirrje nacionaliste, nuk bëhet kështu”, u shpreh ish-ministri grek.

Pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë dhe ushtria
Pas kësaj panorame Kotzias lëshon “bombën”: “Ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë”. Kjo fjali ka shokuar edhe gazetarin grek që drejtonte emisionin i cili e ka pyetur se si ka mundësi që kjo të ndodhë, pasi është diçka shumë e rëndë. Ish-ministri ka këmbëngulur në deklaratën e tij duke e sqaruar edhe më tej. “Ka shumë forca në vendin tonë që po hapin tema të vjetra si Vorio-Epiri. Nuk njohin Traktatin e Firences të 1925, Traktatin e Parisit të 1926, si dhe marrëveshjen e Helsinkit, por shohin drejt Traktatit të Korfuzit 1913-14, që nuk ka më asnjë fuqi juridike. Duhet të kujtojmë se ky Traktat parashikonte autonominë e Vorio-Epirit, por nuk ka më asnjë fuqi juridike. Lexoni me vëmendje gazetat e shkrimet e tyre aty të çojnë tek Traktati i Korfuzit dhe autonomia e Vorio-Epirit, theksoi Kotzias, i cili më pas edhe ka ironizuar ultra-nacionalistët. “Janë deklarata pas asnjë logjikë të shëndoshë. Edhe Aleksandi i Madh arriti deri në Indi, por çfarë të them unë tani që nuk jam patriot i mirë se nuk them që India i takon Greqisë?!” u shpreh me ironi Kotzias.

Kur gazetari ka këmbëngulur për deklaratën e mosbindjes së ushtrisë nëse është përgjegjësi e drejtimit ushtarak apo atij politik të Ministrisë së Mbrojtjes, Kotzias ka dekalruar se këtë ai do ta sqarojë pas disa ditësh në parlamentin grek, por ka dhënë disa detaje si ushtria nuk bindet dhe nuk e njeh kufirin tokësor mes Shqipërisë e Greqisë. “Po, ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë. Ushtria duhet që të bëjë disa veprime me anë të të cilave të shprehet njohja e kufijve prej saj dhe nuk po i bën. Se e kujt është përgjegjësia atë do ta shikojmë pas disa ditësh në parlament”, ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Kotzias u dorëhoq para pak javësh nga posti i tij pas një përplasje të fortë që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili është njëkohësisht edhe aleati bashkëqeverisës i kryeministrit Tsipras, si kryetar i partisë të djathtë ANEL. Kotzias e Kammenos tashmë janë armiq edhe publikisht dhe duket se nga kjo përplasje e fort ish-ministri i Jashtëm ka nxjerrë në pah një të vërtetë shumë shqetësuese për Shqipërinë. Forcat ultra-nacionaliste greke po rrisin shumë ndikimin e tyre në shtetin fqinj, madje edhe në disa sektore jetike si ushtria.

Aktualisht midis dy vendeve ende po vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje të re, të cilat ishin në rrugë të mbarë, por u ngadalësuan për shkak të mosdakordësisë për Pakton Detar dhe refuzimin kategorik të palës greke për diskutimin e çështjes “Çame”. Tani pas ngjarjeve të fundit me vrasjen e Kaçifas dhe rritjes së frymës ultra-nacionaliste në Greqi, duke se këto bisedime janë kthyer shumë më pas, pavarësisht se zyrtarisht vetë qeveria aktuale greke ka mbajtur në qëndrim të moderuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 15/11/2018 11:51

    Hapni tema sa te doni,mos harroni gjenocidin qe bete mbi popullin Cam ne greqi me ndihmen e ruseve ,francezeve dhe turqeve. Duhet te jeshe Arvanit per tu bere greke,ju jeni popull kriminele,kjo eshte historia reale.

    Përgjigju
  • Fredi: 15/11/2018 07:41

    Te gjithë keta i janë m.... Shqiperisë! Të rrinë mirë se ndryshe do i kthejmë në kërrma!

    Përgjigju
    • Faik Bajga: 15/11/2018 13:41

      Po ti ku je në orën 7:30 ne mengjes apo duke pirë kafe dhe te mban gruaja me bukë...?!

    • Iso: 15/11/2018 13:36

      @dordoleci - i rrufsh dordolecin fredit ti!

    • Fredi DORDOLECI: 15/11/2018 09:37

      Hahahahahahahahahahahahahah! Fredi DOBIÇI është ngritur nga Gjumi në 7:30 am , dhe pa larë Sytë akoma e bëri Komentin e parë në Orën 7:41 am !!!?? Fredi Histeriku nuk rri dot një ditë pa Komentuar !?!! Fredi KokëLoqja e ka 'VES' Komentin për çdo lloj teme !!?? I është bërë 'Habit' , njësoj si Droga , Duhani , Alkoli apo Bixhozi !!!?? Po lexo njëherë të vetme Gazetën more Fredi KËRRMA dhe mos KOMENTO vetëm për një ditë të vetme , sepse Nuk u bë "qameti" , po Nuk komentove ti DORDOLEC burrë ! Fredi URITHI

  • Lefteri: 15/11/2018 01:53

    Nikos dhe I gjithe Populli grek duhet te kuptoje nje gje se KUSHDO qofte I BEN REZISTENCE POLICISE MERITON PLUMBIN NE BALLE TE NJEJTEN GJE BEJNE DHE GREKET

    Përgjigju
  • Minoritar: 15/11/2018 00:42

    Ajo qe ndodhi ne bularat tregon qe GREQIJA NUK KA PER TA HEQUR LIGJIN E LUFTES ME SHQIPERINE politikanet bejne vetem gam gam gam

    Përgjigju
  • xreport: 14/11/2018 22:23

    pse mereni me politikat e mbrenshme greke ... po te folte kryeministri ne rregull ky eshte nje ish ..... ne jemi ne nato ska shance greku as serbi te hajne tumin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti