Italia dhe Malta mbyllën portet, anija me refugjatë mbërrin në Spanjë

Italia dhe Malta mbyllën portet, anija me refugjatë mbërrin në Spanjë

Anija me refugjatë në portin spanjoll

Anija me refugjatë që nuk u lejua të ankorohej në Itali dhe Maltë ka përfunduar udhëtimin rraskapitës që u bë simbol i dështimit të Evropës për të dalë me një politikë unike për imigracionin.

Anija Aquarius u ankorua sot në portin e Valencias në Spanjë, pasi Roja Bregdetare spanjolle u mobilizua për të ndihmuar 629 refugjatë afrikanë në bordin e anijes. Refugjatët nuk u lejuan të zbrisnin në Itali pasi qeveria e re italiane theksoi qëndrimin e saj anti-imigracion. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili ka ardhur në post dy javë më parë, e shfrytëzoi këtë mundësi për të dëshmuar qëndrimin e tij më liberal.

Aquarius, një anije e shoqatës Mjekët pa Kufi, i shpëtoi refugjatët në det të hapur para një jave. Sipas zyrtarëve në Valencia, në këtë grup ka rreth 450 të rritur, 80 prej të cilëve gra, 11 fëmijë nën 13 vjeç dhe 89 adoleshentë. Tetë gra janë shtatzëna.

Zyrtarët në Valencia kanë filluar të regjistrojnë refugjatët. Autoritetet kanë thënë se refugjatët do të kenë mundësi të marrin status azilantësh nëse plotësojnë kushtet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës