Burime nga presidenca dhe Ministria jonw e Punwve tw Jashtme bëjnë të ditur se ky ka qenë vullneti i shefit të diplomacisë serbe dhe askush nuk mund ta detyrojë.
Sipas protokollit, vetë zyrtari i huaj e përcakton axhendën dhe personalitet që do të takojë, të cilëve u dërgohet zyrtarisht kërkesa për ta pritur. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me presidentin Nishani.
Ndërkohë gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, presidenti serb Tomislav Nikoliç nuk e priti atë ndryshe nga ç’ishte parashikuar më parë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)