U bashkua me grupin e Berishës, Tabaku në Report Tv: Jam aty ku është PD! Kandidati për kryeministër? E vendosin demokratët

Partia Demokratike po shkon me një sërë dilemash drejt garës së zgjedhjeve të përgjithshme të 2025. Me Sali Berishën në arrest shtëpie dhe të marrë të pandehur për aferën e kompleksit “Partizani” edhe deputetët nuk janë të qartë se cila do të jetë alternativa e tyre për kandidat për kryeministër përballë Edi Ramës.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e afruar së fundmi në PD e drejtuar nga Berisha thotë në një intervistë për Report Tv se kandidatin për kryeministër duhet ta vendosin demokratët.

“Do ta vendosin demokratët se kush është kandidati për kryeministër”, tha Tabaku për Report Tv.

E pyetur për formulën e re të listave të kandidatëve për deputetë, që do të implementohet në 2025, pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me dakordësi PD-PS, Tabaku thotë se efekti, do të shihet pasi zgjedhjet të mbahen.

“Kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe dy forcat politike u ulën bashkë për të gjetur një zgjidhje. PD kishte prioritet votën e diasporës”, vijoi Tabaku.

Tabaku thotë se 12 drejtuesit politikë të PD janë një ekip i mirë ndërsa kundërshtarët socialistë i akuzon se pavarësisht platformës “Deputeti që Duam” përmes së cilës premtojnë figura të reja në zgjedhje, kanë alternativë vetëm korrupsionin.

“Sado që PS të dalë më një fasadë të re dhe të bëjë procese ‘deputeti që Duam’, e të thotë që do i mbushë listat me të rinj, s’ka ndryshuar thelbi korrupsioni është rritur, të rinjtë janë larguar më shumë (...) Në 2021 PD kishte një rezultat që ishte shumë i mirë, nëse 80 mijë votat që rezultuan me fletë të votuara gabim me fletë votimi që doli në momentin e fundit, nëse presioni qeveritar, blerja e votës s’do kishin ndodhur, sot do ishim në një rezultat tjetër”, vijoi Tabaku.

E pyetur se përse iu bashkua grupit të Berishës pas 2 vitesh, Tabaku tha se ajo është aty ku është Partia Demokratike.

Kaluam një periudhë të vështirë, kam preferuar të mos isha pjesë e këtij debati, kam përdorur foltoren e kuvendit për të ngritur zërin për të thënë që mos ta sulmojnë njëri-tjetrin, por të japim ofertën tonë opozitare. Kam shkuar në çdo protestë edhe kur situata ka qenë më e keqe dhe debati më i ashpër, kam kërkuar që për zgjedhjet lokale që PD të dilte me një kandidat

Kur debati i brendshëm përfundoi dhe pjesa më e madhe e partisë sot është duke shkuar e bashkuar në zgjedhje, e kam thënë para dy vitesh jam aty ku është PD. Sot përfaqësues dhe kryetar është Berisha që ne patëm një betejë që në 2021. Për PD vendosin demokratët, ka një vendim gjykate, ne e bëmë betejën tonë, dhe ndodhemi në një situatë ku ka nevojë të shohim para të fokusohemi se si të maksimizojmë fuqitë dhe potencialin që ka PD”, tha Tabaku në Report Tv.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 21/09/2024 15:07

    Nuk ka fai.Saliu e bëri me VILË NË GJIRIN E LALZIT,etj pasuri.Pa Salinë nuk bëhet DEPUTETE & humbet 4.000.000 L.rrogë deputete. Sa të jet Sb edhe kjo do i ngjitet Sb si BAJGA PAS KËPUCE.Nëse nuk shkon me Sb ajo rrezikohet për të qën deputete dhe në PD.Nga PD jan eleminiar shumë eksponent.Tabaku nuk flet për PASURINË E SB..e quan Sb akoma të VARFËR,Kur Goca e tij ka mbi 1000.000 € pasuri.Dhe kur është VET E PASUR,SI MUNDET TË FLASI PËR SALIUN.? Nuk është kjo e Saliu të PASUR,NË PD 99 % JANË OLIGARK..! Ndaj kjo parti nuk fiton më por edhe nuk dënohen.Dënohen vetëm të PS.DHE KJO KA GOJË E FLETË SI SALI/NON GRATA.

    Përgjigju
  • ylli: 21/09/2024 12:03

    JAM ATY KU E MARR RROGEN QYL..ATY DO JEM PERJETE....

    Përgjigju
  • Linda: 20/09/2024 18:41

    Hahjdutja grabitqarja Sude Tabaku eshte oligare qe cuditerisht dosja ne Spak spo i hapet!!Kjo mbas Berishes dhe Bashes u be miliardere duke zhvatur dhe mashtruar popullin shqiptar dhe pa pik turpi kerkon te bejn protest ne Strazburg te tregojn se sa te "zeza" i kane duart te zhytura ne llumin e krimit te organizuar ekonomik!

    Përgjigju
  • Qytetari: 20/09/2024 15:09

    Po thuaje o plere emrin e Sali Berishes. Per nje karrige deputeti humbe ate pak pelqim qe kishe krijuar te njerezit

    Përgjigju
  • Kapterri: 20/09/2024 14:40

    Dridhe Jorida,por mos harro se Argita nuk do te fuse ne lista kete rradhe.Shko kandido si e pavarur,po te mbajti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar