POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Japoni, Misa Matsushima bëhet femra e parë që do të drejtojë një avion luftarak

Misa Matsushima

Misa Matsushima, një togere 26-vjeçare, do të jetë femra e parë në Japoni që do të drejtojë një avion luftarak.

Ushtria japoneze njoftoi se detyra e saj do të nisë të premten, pasi ka përfunduar trajnimin për të fluturuar me një “F-15”.

Misa Matsushima

Forcat Ajrore japoneze nisën të rekrutonin femra në vitin 1993, por nuk i përfshinin në rolin e pilotëve të avionëve luftarakë, kufizim ky që u hoq në fundin e vitit 2015.

Që kur kam parë filmin Top Gun, në kohën kur isha në shkollë fillore, gjithmonë i kam admiruar pilotët e avionëve luftarakë. Uroj që të vazhdoj të punoj fort për të përmbushur detyrën time, jo vetëm për vetveten, por edhe për gratë e tjera që do të ndjekin këtë rrugë në të ardhmen. Duke qenë se jam e para pilote femër mbi një avion luftarak, jam ajo që çel dyert për këtë risi.

Shprehet 26-vjeçarja

Aktualisht janë edhe 3 gra të tjera që po trajnohen për t’iu bashkuar grupit elitar të pilotëve luftarakë.

ke.mu.
Komento