Kamëz, policia i gjen në shtëpi 14 kallëpe tritoli, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

Kamëz, policia i gjen në shtëpi 14 kallëpe tritoli, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

Kallëpet e tritolit që iu gjetën 22-vjeçarit nga Kamza

KAMEZ - Mbante në shtëpi kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse të dyshuar tritol, arrestohet një i ri në Kamëz. Në prangat e policisë ka rënë Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia njofton se ka pasur njoftim për posedimin e lëndëve plasëse nga ana e 22-vjeçarit në banesën e tij. Nga kontrollet e ushtruara Fatjon Lekës iu gjetën 14 kallëpe tritoli. 

Njoftimi i policisë:

Kamëz

I gjenden në oborrin e banesës 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol. Arrestohet 22-vjeçari për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

- Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë