Kishin vjedhur 24 banesa në Bolonja, si u arrestuan 'skifterët' shqiptarë (FOTO)

Kishin vjedhur 24 banesa në Bolonja, si u arrestuan 'skifterët' shqiptarë (FOTO)

Policia e Bolonjas

ITALI- Policia e Bolonjas në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje mbi hetimet që çuan në pranga katër shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande që merrej me vjedhje banesash.

Në pranga kanë rënë: Klevjan Musaku, Klodian Mhilli , Xhoni Cani dhe Kreshnik Balloku. Kjo falë përgjimeve, ku Musaku i sugjeronte shokëve të tij që të shkonin në një shtëpi të re.

Të arrestuarit shqiptarë

Sipas mediave italiane, ndaj 4 shqiptarëve të moshës 19 dhe 31 vjeç, është ekzekutuar masa e arrestit me burg.

Banda e shqiptarëve akuzohet për 24 vjedhje në Bolonja duke shkaktuar kështu dëme me vlerë nga 3 mijë në 20 mijë euro për çdo rast. Goditjet janë kryer nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018.

Mësohet se pjesëtarët e bandës nuk vepronin kurrë bashkë por të alternuar në grupe prej 2 apo 3 personash, me qëllim që banda të mos shpërbëhej.

Hetimet e policisë nisën në nëntorin e vitit të shkuar pasi grupi hetimor gjeti gjurmë gishtash në një apartament të vjedhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve