Kosova dhe Serbia në betejë të ashpër për INTERPOL-in

Kosova dhe Serbia në betejë të ashpër për INTERPOL-in

Interpoli

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kundër anëtarësimit të vendit në INTERPOL. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur i sigurt se gjatë këtij viti do të ndodhë anëtarësimi në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, derisa ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se shteti i tij do ta bëjë të pamundurën për ta parandaluar këtë nismë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Një vit pasi nuk ia doli të bëhej pjesë e INTERPOLIT-it, organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare, Kosova po synon që këtë vit përfundimisht të bëhet pjesë e saj. Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, është shprehur i vendosur se gjatë vitit 2018 Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Në një bisedë për “Zërin” ai ka pohuar se Qeveria e ka konfirmimin nga një numër i madh i vendeve që do të përkrahin Kosovën në aplikimin për në INTERPOL. Në anën tjetër qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë ditë më parë se anëtarësimi potencial i Kosovës në INTERPOL do të ishte krejtësisht i papranueshëm për shtetin serb dhe qeveria në Serbi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar këtë nismë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja