POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Kosovën po e nxjerrin në shitje’, Albin Kurti paralajmëron protesta masive kundër korrigjimit të kufijve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar korrigjimin e kufirit, u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen, pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore për “ta ndalur krimin që po i bëhet Kosovës dhe popullit tonë”. Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, është shprehur se fatkeqësisht Kosova po kalon në një moment të vështirë.

Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale. Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë pasi e kemi obligim historik dhe moral. Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

Albin Kurti

a.me.
Komento

Komente

  • Meta: 02/09/2018 19:57

    Pak vlen ne krahasim me Hashimin.Ti kerkoje mallra vendore,tash more grua jovendore, dhe harrove praptimin e mauneve me mallra jovendor.Jeni bere si "qervishi", dalur bojet.Ju vetem ,kur nuk frigoheni, beheni "trima",beni shurma e shkaterrime,gjeja paskeni kerkesa "patriotike" per "atdheun dhe popullin". Kosova dhe shqiptaret ,kane nevoje per dalzotet shqiptar dhe besik te popullit e vendit.Ata dhe ju jeni te deshmuar para popullit.

    Përgjigju