KPA cakton trupat gjykuese për Tom Ndrecën dhe Artan Lazajn

KPA cakton trupat gjykuese për Tom Ndrecën dhe Artan Lazajn

Gjyqtarët Artan Lazaj e Tom Ndreca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar sot emrat e trupave gjykuese që do të shqyrtojnë ankesat e gjyqtarëve Artan Lazaj e Tom Ndreca. Gjyqtari i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Artan Lazaj, do të rivlerësohet nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, e Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë të trupës gjykuese.

Gjyqtari Lazaj u shkarkua nga KPK më 4 shtator, pasi rezultoi sipas hetimeve të KPK-së se kishte probleme me pasurinë e tij.  Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici arriti në përfundimin se gjyqtari Lazaj kishte bërë deklarim të rremë dhe ka patur 17 probleme serioze me pasurinë.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, është shkarkuar nga KPK më 17 korrik,  pasi u gjet se Ndreca nuk plotësonte kriteret për të vijuar punën.

Gjyqtari Tom Ndreca, i njohur për gjykimin e dosjes së 21 janarit dhe për fitoren që i dha Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, do të gjykohet nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, anëtarë të trupës gjykuese.

Tom Ndreca nuk e kaloi kriterin e pasurisë pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve për të cilat nuk ka justifikuar burimin e të ardhurave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 13/09/2018 18:12

    Po pse çfar kërkon tom dreçi që të vjedhi pa fund se kupton tom dreçi që e ka ngrën dreçi.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 13/09/2018 18:12

    Po pse çfar kërkon tom dreçi që të vjedhi pa fund se kupton tom dreçi që e ka ngrën dreçi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë