Kërkoi arrestimin e Tahirit, përballet me Vettingun prokurori Gentian Osmani

Kërkoi arrestimin e Tahirit, përballet me Vettingun prokurori Gentian Osmani

Gentian Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Trupa gjykuese është e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Osmani ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë, vendim të cilin KPK do ta marrë në datën 2 gusht.

Sipas raportit të ILDKPI-së prokurori Osmanaj është i pastër pasi ka deklarim të saktë dhe s'ka fshehur pasurinë.

Në hetimin e kryer nga KPK-ja, rezulton prokurori ka pasur të ardhura të siguruara nga shitja e një apartamenti 1+1 me vlerë 80 mijë euro; prindërit e bashkëshortes i kanë dhuruar 1.5 milion lekë pas martesës; ka marrë një hua të marrë në 2009 nga kushëriri i tij që jeton prej 20 vitesh në Itali; një automjet Volswagen të blerë në 2015 me vlerë 4 qind mijë lekë dhe arredimin e një shtëpie, i cili kushtoi 3 milion lekë.

Gjithashtu në pasurinë e tij rezulton një apartament 3+1, 107 m2 blerë nga enti i banesave në 1998 me vlerë 1.4 milion lekë; një automjet tip Benz të marrë në përdorim nga një mik; 20 mijë e 60 lekë para në llogari dhe 4 qind mijë lekë “cash”.

Sipas DSIK, Osmani është i përshtatshëm për të qënë prokuror, duke u vlerësuar mirë edhe nga ana profesionale. Ndaj tij ka pasur denoncime por pa prova të mjaftueshme për të nisur një proces hetimor.

Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn, të cilët kërkuan arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për korrupsionin dhe trafikim lëndësh narkotike. Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.


Lajmi kryesor:

Vettingu/ Para KPK-së gjyqtarët Hallunaj e Malaj dhe prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale