Ndërsa mediat izraelite shkruajnë se gjatë 24 orëve Donald Trump do të vendosë nëse do të rinisë sulmet në Iran, presidenti ka bërë një reagim përmes Truth Social.
Ai ka ndarë një fotografi të realizuar me Inteligjencë Artificiale ku shihet ai me kapelën “MAGA” në një det të trazuar dhe re të zeza e shkrepëtima. Përreth gjenden anije me flamuj iranianë.
“Ishte qetësia para stuhisë”, shkruan Trump.
Një ditë më parë, ai iu rikthye kërcënimeve ndaj Iranit, teksa deklaroi se nëse Teherani nuk bie dakord me propozimin e SHBA-ve për t'i dhënë fund konfliktit, “do të përballet me kohë shumë të vështira.”

Komente











