'Kujdes me shitjen e armëve'/ Izraeli kërcënon Rusinë, ndizet situata në Lindjen e Mesme

'Kujdes me shitjen e armëve'/ Izraeli kërcënon Rusinë, ndizet situata në Lindjen e Mesme

Ushtarë rusë në Siri

“Kujdes me shitjen e armëve”! Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta.

Pas një bisede telefonike të zhvilluar mes të dy liderëve te henen, zyra e shefit te ekzekutivit izraelit njoftoi se ai i druhet transferimit të sistemeve të avancuara të armëve në duar të papërgjegjshme dhe këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe shefit të Kremlinit.

Pavarësisht kundërshtimit të shtetit hebre, Moska e ka bërë të qartë se dorëzimi i sistemit raketor ajror do të bëhet brenda dy javësh; e gjithë kjo vetëm pak ditë pasi Rusia e akuzoi Izraelin për rrëzimin jo të drejtpërdrejtë të një avioni luftarak rus në Siri.

Kundër lëvizjes së parashikuar që të ndodhë shumë shpejt është edhe Shtëpia e Bardhë; Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton arriti deri aty sa ta cilësonte këtë shitje armesh si “moment që shënon përshkallëzim të ndjeshëm” në luftën civile 7 vjeçare të vendit.

Avionët izraelitë deri më sot kanë ndërmarrë sulme ndaj forcave iraniane në Siri pa u penguar nga rusët. Shteti hebre deklaroi pas incidentit të avionit rus se do të përpiqet të shmangë episode të tilla në të ardhmen, por nuk ka ndërmend t’i ndalojë plotësisht misionet e tij në Siri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar