'Kujdes', nëse udhëtoni në Rusi për Botërorin, rrezikoni të hakoheni

'Kujdes', nëse udhëtoni në Rusi për Botërorin, rrezikoni të hakoheni

Foto ilustruese

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.

“Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike”, tha përmes një deklarate Evanina.

“Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha ai.

Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik.

Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.

Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.

Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të qeverisë.

Agjencia Reuters citoi një tjetër zyrtar amerikan të ketë thënë se agjencitë britanike të sigurisë kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme për publikun britanik dhe ekipin anglez të futbollit, i cili garon për Kupën e Botës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë