Historia e pabesueshme e hakerit ‘më të kërkuar’ në botë! Kevin Mitnick, vdiq nga kanceri, miti: Mund të lëshonte armë bërthamore me fishkëllimë

Një nga hakerët më të famshëm Kevin Mitnick, vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 59-vjeçare. Fama e tij ishte aq e madhe sa ekzistonte një mit se ai, nëse donte, mund të lëshonte armë bërthamore vetëm duke fishkëllyer në një telefon

Kevin Mitnick, një nga hakerët më të famshëm dhe më të kërkuar amerikanë, vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 59-vjeçare. Emri i tij u konsiderua nga shumë si sinonim i fjalës haker. 

Departamenti Amerikan i Drejtësisë e ka cilësuar atë "kriminelin numër 1 kibernetik më të kërkuar në historinë e SHBA". 

Në fund të fundit, në vitet 1990, ai vetë bëri një sulm të paprecedentë, duke vjedhur të dhëna kompjuterike dhe numrat e kartave të kreditit, duke bërë që FBI të niste një gjueti për të. Ai arriti t'i shmangej arrestimit për dy vite, derisa u vu në pranga.

Fundi i karrierës së tij filloi kur ai u përpoq të hakonte kompjuterin personal të një tjetër hakeri, Tsutomo Shimomura. Fama e tij ishte aq e madhe sa ekzistonte një mit se ai, nëse donte, mund të lëshonte armë bërthamore vetëm duke fishkëllyer në një telefon.

I lindur në Los Anxhelos si fëmija i vetëm i prindërve të divorcuar, Mitnick lëvizte shpesh. Vitet e tij të hershme ishin të vetmuara. Mitnick ishte vetëm 12 vjeç kur kuptoi se si mund të udhëtonte lirshëm në një autobus duke përdorur një kartë prej 15 dollarësh dhe bileta bosh, të cilat i mori nga një kosh plehrash. 

Në shkollën e mesme, ai u fiksua pas funksionimit të brendshëm të ndërprerësve dhe qarqeve të kompanisë telefonike. 17-vjeç ishte në gjendje të depërtonte në sisteme të ndryshme kompjuterike të korporatave. 

Edhe atëherë ai ra në sy të autoriteteve, duke nisur një lojë “mace e miu” që zgjati për dekada. Në vitin 1987 erdhi arrestimi i parë i Mitnick për hakerim kompjuterik. Në vitin 1995, pas një gjuetie që zgjati më shumë se dy vjet, Mitnick u arrestua dhe u akuzua për përgjime dhe mashtrim kompjuterik. Kishte akses në sekretet tregtare të korporatave me vlerë miliona dollarë. Ishte një kërcënim shumë i madh.

U dënua me 46 muaj burg dhe iu ndalua përdorimi i kompjuterit apo celularit, pa lejen e eprorit të tij, për tre vjet pas lirimit. Pas lirimit të tij në vitin 2000, Mitnick filloi një jetë të re si konsulent sigurie, autor dhe folës publik.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen