Ekskluzive/Kultivuesit e duhanit 2 vite pa marrë lekët nga grumbulluesit

Pas shqetësimeve të përsëritura të fermerëve të duhanit në zonën e Dumresëse nuk marrin paratë nga firmat grumbulluese, autoriteti konkurencës ka kryer hetimin e këtij tregu.

Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv rezulton se në këtë treg operojnë 6 kompani ndërsa njëra prej tyre “Mika Korca” për dy vite radhasi ska paguar fermerët.

Siç dhe shihni në këtë dokument “- Ndërmarrja “Mika Korça” SHA nuk ka shlyer ende kultivuesit për prodhimin e dy viteve të fundit 2015 – 2017 në zonën e Belshit/Dumresë, e cila konsiderohet zona më e madhe e prodhimit të duhanit në vend-shprehet autoriteti konkurencës në hetimin e kryer.

PDF / VENDIM Nr. 505, Datë 29.03.2018 “Për mbylljen e hetimit paraprak në tregun e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të duhanit dhe dhënien e rekomandimit për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”

Në pikën 9 të hetimit paraprak autoriteti konkurencës shprehet se “Marrëdhëniet fermerë-grumbullues rezultojnë me problematika të shumta, të cilat konsistojnë në: vonesat në pagesa; mosrespektimin e kontratave me fermerët nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese; grumbullimi, klasifikimi dhe vlerësimi i duhanit jashtë standarteve etj.

Nga ky hetim nuk ka rezultuar se 6 nga kompanitë grumbulluese të kenë pozitë dominuese në treg por rezulton se kultivuesit e duhanit në shqipëri janë të pambrojtur.

Në rekomandimet e autoritetit të konkurencës i kërkohet ministrisë së bujqësisë përgatitja e një projektligji të ri për të sistemuar këtë treg dhe mardhënie klutivues grumbullues.

Si shkak i problemeve të hasura deri më tani autoriteti konkurencës ka vendosur në monitorim deri në 31 dhejtor 2018 këtë treg për të parë sjelljen e operatorëve grumbullues në raport me kultivuesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/05/2018 20:34

    Të parët të shkepin n b** të dytët që të dytët të kuptojnë se ç’heqin të parët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri