Bashkia Divjakë ka reaguar pas kronikës së transmetuar nga Report Tv në lidhje me katastrofën mjedisore të shkaktuar nga reshjet dhe prurjet e lumit Shkumbin në plazhin e Divjakës.
Administrata e bashkisë Divjakë, punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit, në bashkëpunim me administratën kombëtare të zonave të mbrojtura, nxënësit e shkollave si dhe ndihma e shoqatave mjedisore me vullnetarë ku nuk munguan edhe nga Tirana kanë pastruar mbi 5 kilometra vijë bregdetare.
Aktualisht në plazh nuk ka më mbetje plastike, inerte, apo dhe mbetje bimore. Kryebashkiaku Josif Gorrea shprehet se volumi i madh i pastrimit ka përfunduar dhe do të vijohet të punohet çdo ditë deri në çeljen e sezonit të ardhshëm veror.
Komente









