Ryshfet 3 mijë € për leje dhe transferimin e të dënuarve, arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Çuko/ U zbulua nga përgjimet

TIRANE-Arrestohet nga policia ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko. Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime për Report Tv pohojnë se Çuko është arrestuar, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para. Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, thekson se sipas burimeve nga grupi hetimor, Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

Ish-deputeti i PS, Çuko u shkarkua nga detyra e drejtori të Burgjeve në datë 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi dyshohej se ishte përfshirë në një rast korrupsioni.

Arben Çuko ka qenë Komandant i Gardës së Republikës, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të 2017 dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Pas shkarkimit nga detyra, vendin e tij e zuri ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa. Çuko është drejtori i dytë i Burgjeve që është prangosur, pasi të njëjtin fat kishte dhe Artur Zoto dhe ish- zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Zhvillimet e fundit/ Lajmet orë pas ore pas arrestimit të Arben Çukos

22:00 Arrestimi i dy ish-deputetëve të PS, vjen reagimi nga PD, Strazimiri: Lapsuse adoleshence dhe këto?
Pak orë pas arrestimit të ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, një tjetër reagim ka ardhur, kësaj here nga Partia Demokratike. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një status në Facebook, thotë se këto janë disa nga arrestimet për të cilat kryeministri Edi Rama, i konsideronte thjesht si “lapsuse adoleshentësh”.

18:10 Rama: Keqardhje për Çukon, por ne jemi me drejtësinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Shefi i qeverisë shpreh keqardhjen për arrestimin e ish-deputetit të PS, por shton se është në krah të drejtësisë, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë.

17:55 Ministria e Drejtësisë: I çuam prokurorisë provat për korrupsionin në Burgje
Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Dikasteri i drejtuar nga Etilda Gjonaj, që është edhe Koordinatore Kombëtare e Task-Forcës Antikorrupsion shprehet se Çuko u shkarkua në datë 3 shtator nga detyra për keqmenaxhim të burgjeve dhe dyshimeve për korrupsion. Gjithashtu në njoftim theksohet se shkarkimi çoi në hetim të thelluar administrative dhe materialet e gjetura nga auditimi, i janë dërguar prokurorisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stop korrupsionit: 22/10/2018 22:40

    Po Jonida Baci qe merr 6000 EURO per dosjet e pronave ne AKP pse se arrestoni z. Rama? Po Sonila Qato qe merrte 20 perqind te dosjeve dhe e keni vendos zv kryeministre qe ju ben dhe bokino pse se arrestoni zoti kryeminister?

    Përgjigju
  • bledi 1: 22/10/2018 00:06

    rama po ben politike fantastic.... i arrestova te mit.... po ju vi juve??? skeni pa gjo aakoma

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 21/10/2018 19:37

    Per hundesh te dalte o krye maskara qe njollose besimin e majte!

    Përgjigju
    • Loran shehu: 21/10/2018 22:33

      Ej ti me kte komentin i pa besueshmi qeke nji koqe kanari ti qe se paske shokun

    • the: 21/10/2018 21:28

      avast ti palls groshe...prit. besimin e mart lere ti se e kan felliq me kohe.... por prit a ka pas faj apo jo...

  • Arben Metani: 21/10/2018 18:57

    Edhe pse kam tridhjet vjet qe nuk e kam takuar Z.Çuko per shkak te shperndarjes ne te gjithe vendin me mbarimin e shkolles, nuk e besoj qe nje ushtarak me nje karriere te atille si ai, te kishte nevoje ta shkembent te gjithen me 1500 deri 3000 euro, dhe as per 1 milion euro. Une besoj ne pafajsine e tij ashtu sic do besoja per cdo ushtarak tjeter. Me e shumta duhet te jete moskryerje te detyres funksionale per shkak te kompleksitetit te saj. Shpresoj!

    Përgjigju
    • lexues: 22/10/2018 12:58

      ke 30 vjete qe nuk e ke takuar...mban mend shkollen fillore...shume naiv..ishte oficer i flotes se 7 amerikane apo i ushtrise shqiptare qe merr 400 mije lek ne muaj..totalisht jashte loje.

    • Vla: 22/10/2018 00:23

      Koke turku... Mesa ıexova i kane bere kurth... i pa fajshem

    • Kriu: 21/10/2018 21:40

      Ik o debil, akoma beson se ska faj

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet