Largimi i Kotzias, kryeministri grek merr ‘frenat’ e bisedimeve të paktit me Shqipërinë

Largimi i Kotzias, kryeministri grek merr ‘frenat’ e bisedimeve të paktit me Shqipërinë

Kryeministri i Greqise, Tsipras

Zhvillimet e fundit politike në Greqi, pritet që të ndikojnë edhe në Tiranë. Me largimin e ministrit të Jashtëm Nikoz Kotzias, postin e kryediplomatit e ka marrë vetë kryeministri Tsipras.

Ai do të mbrojë marrëveshjen me Maqedoninë për çështjen e emrit, që kundërshtohet nga opozita në Athinë dhe që u bë shkak për largimin e Kotzias, ndërsa po ashtu edhe bisedimet me Shqipërinë për çështjet e vjetra mes dy vendeve.

Bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra që shqetësojnë dy vendet drejtoheshin nga dy ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikoz Kotzias, por tashmë frenat e bisedimeve pritet që t’i marrë në dorë vetë shefi i ekzekutivit grek.

Dy palët janë ende në diskutime, ndërsa Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi të hënën në mbrëmje në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se pakti me Greqinë nuk duhet të kalojë në parlament pa u ngritur gjykata Kushtetuese. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën