“Dashuri Europiane”, seriali
alternativ i ekranit shqipta

“Dashuri Europiane”, seriali<br />alternativ i ekranit shqipta
Seriali “Dashuri Europiane” sjell në ekranin shqiptar udhëtimin e një çifti të ri në Europe dhe dilemat e tyre për të ardhmen. Mes ëndrrës dhe realitetit, ata njihen me personazhe të ndryshëm që shpesh i futin edhe në telashe të mëdha e më shpesh akoma bien edhe në situata të papritura dhe komike. Regjisori Ylli Pepo ka përfunduar xhirimet dhe postproduksionin e një filmi të veçantë. Ky film është i gjinisë alternative me 12 seri të shkurtra, i pari i këtij lloji i prodhuar në Shqipëri. Skenari është shkruar nga shkrimtarja Diana Culi, ndërsa bashkërealizuese është gazetarja Suzana Zyrakja. Në kamera ka punuar në HD drejtori i fotografisë Denald Grepcka ndërsa, në postproduksion është emri i Gjergji Panos.

Ndryshe nga serialet e tjera, kësaj rradhe na ofrohet një film me dymbedhjetë pjesë, ku secila është një film i shkurtër me përmbajtje dhe subjekt të pavarur nga të tjerat por, e lidhur ngushtë me to nëpërmjet personazheve të njëjtë dhe befasive dhe suspansit të vazhdueshëm, që i bën shikuesit kureshtarë e të vëmendshëm deri në kuadrot përmbyllës të serisë së fundit. Mënyra origjinale e spjegimit të gjërave, e gjetur nga Culi dhe e zgjedhur artistikisht nga regjisori Pepo, e ka bërë serialin jo vetëm interesant por edhe të thjeshtë e të këndshem për çdo spektator, i çfarë do moshe qoftë. Krahas aktores së re Julinda Gjika, (në rolin e vajzës) janë edhe artistët e rinj: Ledion Zoi, Ervin Cela,Arber Islami, Kristiana Dodaj por edhe aktorët e njohur dhe me përvojë si Dritan Borici, Elida Janushi dhe Mehdi Malkaj.

Një zgjidhje tjetër e bukur është që, krahas aktorëve, në çdo seri shohim personalitete të shquar dhe figura reale të jetës sonë sociale, letrare, kulturore dhe artistike. Në të, ndër të tjera, janë edhe emrat e njohur për çdo shikues si e madhja Tinka Kurti, shkrimtari Ylljet Alickaj, balerini i shquar Ilir Kerni, artisti i njohur Artan Shabani, fotografi Roland Tasho, kengetaret e dashura Rovena Dilo dhe Anjeza Shahini etj. Kjo vepër e re filmike është mbështetur nga Bashkimi Europian.


Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)