POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lejohet aplikimi i kurës së re kundër kancerit, zbuloni çfarë duhet të dini

Foto ilustruese

Një ndër problemet që ka hasur njerëzimi po ashtu dhe shkenctarët për zgjidhjen e saj është kura kundër kancerit, ajo për të cilën po kryhen kërkime dhe studime të shumta, por deri para pak kohësh pa rezultat.

Mirëpo, dje bënë të ditur Agjencia Evropiane e Barnave se i ka hapur rrugën përdorimit të një kure të re kundër kancerit.

E cila njihet ndryshe si terapia CAR’T, ku në bazë ka ilaçet që kanë në përbërjen e tyre një proteinë që prodhohet në laborator.

Sipas ekspertëve proteina vepron ndaj tumoreve që në fazat e para të zhvillimit. Ajo nxit qelizat e sistemit imunitar të veprojnë kundër tumorit duke përçuar te qelizat tumorale disa pjesëza ADN-je të modifikuara në laborator për të korrigjuar çrregullimet e tyre.

Zhvillimi i terapis i drejtohet kryesisht pacientëve që vuajnë nga format agresive të Limfomës, kancerit në gjak. Me pak fjalë, qelizat laboratorike CAR-T transformojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene.

Bëhet e ditur se metoda është testuar me sukses në disa klinika evropiane dhe sipas ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave aplikimi i kësaj metode do të bëhet vetëm në disa klinika të specializuara.

a.de.
Komento