Lëvizet nga ura Morandi kamioni simbol i tragjedisë së Genovas (VIDEO)

Lëvizet nga ura Morandi kamioni simbol i tragjedisë së Genovas (VIDEO)

Kamioni simbol i rezistencës mbi urën e shembur Morandi në Genova është lëvizur mëngjesin e sotëm tre ditë pas tragjedisë. "Basko", që përfaqësonte një nga rrjetet zinxhir të supermarketeve në vend është hequr sot nga vendi ku kishte mbetur mbi urë. Bashkë me të edhe mjetet e tjera që kishin mbetur mbi urë.

Një ditë më parë shoferi i kamionit, i cili ja doli që të ndalte automjetin pak pa rënë në greminën e hapur mbi urën Morandi, pasi ajo ishte shembur. “E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë makinat që kisha para vetes. Ishte e tmerrshme”.

Mëngjesin e sotëm shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja ka pasur sërish frikë dhe panik, pasi ka shpërthyer një zjarr brenda një fabrike që ndodhej afër urës Morandi. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Zjarrfikësit po punojnë në vendngjarje për të shuar flakët. Situata është nën kontroll. Ndërkohë, vazhdon kërkimi për personat e zhdukur nën gërmadha.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani