Lezhë/ Kapen 2 persona, të dënuar për plagosje me armë e trafik droge (Emrat)

Lezhë/ Kapen 2 persona, të dënuar për plagosje me armë e trafik droge (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës. Eriger Bushi dhe Mark Cenaj, janë arrestuar pasi janë dënuar nga Gjykata e Kurbinit, për armëmbajtje pa leje, kanosje, vjedhje e trafik narkotikësh. 

Njoftimi i plotë:
Lokalizohen, kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë " Arrest më burg" 

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim : 

Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë) 
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve"" Kanosja" dhe " Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89 të Kodit Penal. 

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:
- Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës 
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest më burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. 
Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë/2 vajza goditen me thikë para shkollës, arrestohet autori

 Francë/2 vajza goditen me thikë para shkollës, arrestohet autori