Po trafikonte 6 bomba telekomandë, policia shtrin në tokë 40-vjeçarin/Momenti i arrestimit (VIDEO)

Policia e Lezhës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele një 40-vjeçar të cilit iu gjetën gjashtë bomba të telekomanduara. Në prangat e policisë ka rënë Eduard Sinanaj, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".  

Në aksin rrugor Milot - Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip "Peugeot" që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.  

Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të 40-vjeçarit nga forcat e policisë. Në video duket një agjent i veshur civil, i cili shtiret sikur po bisedon në telefon dhe brenda pak sekondash aty mbërrin një automjet nga ku dalin dy efektivët e tjerë, të cilët i drejtojnë armët 45-vjeçarit dhe i kërkojnë të dalë nga "Peugeot" dhe më pas e shtrijnë në tokë duke i vënë prangat.





(Bombat e telekomanduara që iu sekuestruan 45-vjeçarit)

Njoftimi i policisë:

Lezhë, 

Finalizohet operacioni i koduar " Udhëtimi " 

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë 

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre 

Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Udhëtimi" duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: 

- Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" 

Në aksin rrugor Milot - Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin. 

Vepra penale në ngarkim të tij "Trafikim i armëve dhe municioneve" parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 24/06/2018 13:53

    Gjallë qënke O Fredi ZORRAXHIU?! Unë thash se të kishin kapur Forcat Speciale të RENEAS , sepse duhesh VAKSINUAR me patjetër !!! Biles dikush më tha që ai personi që kishte marr Djalin e tij PENG dje , ishte Fredi KËRMA dhe kishe hipur në ÇATI dhe Kërcënonte POLICINË !!! Fredi Çupq***i

    Përgjigju
    • Berti: 24/06/2018 19:02

      Fa-iku ve pikat mbi e por nuk ve è ne fund te fjaleve hahaha eshte tipike per te pashkolluarit ose per te shkolluarit e vone qe kane mbaruar shkollen me moshe 2 vjet me te vegjel se rektori hahaha fa-ik mavria hahaha Reparti i Eleminimit dhe Neutralizimit te Elementeve te Armatosur dmth Renea o gjysmak, duhet te te mbaje ne mbykqyrje ty se je nje bombe ekologjike qe ndot ambjentin hahaha Fa-ik si e ke motren e ndare nga burri? Hahahaha o Fa-ik Jongu hahaha

    • Shpellar vicidoli: 24/06/2018 16:43

      Pse bie ne kurthin e tij, ai vete komentom dhe vet pergjigjet, sic ben sahel digitali per dite.

  • Genti: 24/06/2018 09:34

    Operacion leshi, e keni josh fakirin te gjej ca bomba ne nitrat kundrejt lekeve.blerje e stimuluar me demek po qe esht e paligjshme se po e shtyni ju te kryej v.penale.po keni b*th o policia kapni bajlozet e krimit jo kto te lodhurit!

    Përgjigju
    • Fredi: 24/06/2018 12:31

      Mos te joshej o Genti. Shqiptaret cfare nuk bejne per te perfituar ne menyre te paligjshme. Nje bombe t'ja vene shtepise se ketij, nje tjeter ne karrocen qe mban femijen e tij. Kaq eshte shume pak per keta tregtare terrori. Pyesni Fa-ikun sesi sillet Kim Jongu me keta hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet