Kombëtarja është gati për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Izraelit në Beer Sheva. Atmosfera në ekip është pozitive dhe shpresohet për një rezultat të mirë në një duel të rëndësishëm për fatin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Trajneri Christian Panucci është optimist dhe thotë se e ka zgjedhur formacionin me të cilin do luajë sonte:
Jam optimist sepse futbollistët kanë punuar mjaft mirë këtë javë. Kjo ndoshta është java më e bukur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Nuk e di nëse Izraeli është i lodhur por gjithçka varet nga ne , jemi ne që duhet t’i vëmë në vështirësi.Formacionin dhe mënyrën e të luajturit e kam zgjedhur e kam në mendje. E kam pasur të qartë formacionin përballë Izraelit mbi të gjitha pasi pashë ndeshjen e tyre ndaj Skocisë. Izraeli bëri një ndeshje fantastike ndaj Skocisë në Haifa dhe dukej si ndeshja që bëri Skocia ndaj nesh. Janë një skuadër me shumë kualitet dhe për ne do të jetë një ndeshje e vështirë.
Christian Panucci, trajner
Ndërsa kapiteni Mërgim Mavraj është i kënaqur edhe me një fitore 1-0 dhe kërkon nga skuadra që të luajë me vetëbesim.
Sa i përket formacionit në portë rikthehet Strakosha dhe më pas mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku. Në mesfushë do luajnë Xhaka, Basha dhe Memushaj.
Bekim Balaj do luajë në majën e sulmit i mbështetur nga Grezda dhe Myrto Uzuni.Izraeli kryeson grupin e parë të Ligës C me 3 pikë po aq sa Shqipëria që mban vendin e fundit. Arbitër i ndeshjes që starton në 20:45 është italiani Paolo Mazzoleni.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
70.8%
-
Të gabuar
22.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Mosad ndaj Hezbollahut/ Ekspertët e sigurisë: Izraelitët prodhuan 5 mijë bipera kopje! Irani do përgjigjet me të njëjtën mënyrë
19 Shtator, 18:46
-
Liban/ Kreu i Hezbollah i drejtohet popullit: Dy sulmet e fundit shpallën luftë! Do të hakmerremi! Ushtria izraelite: E kemi gati planin për të sulmuar veriun
19 Shtator, 18:11
-
Izraeli arreston një biznesmen vendas, e akuzon se po planifikonte të vriste Netanyahun dhe zyrtarë të lartë: I rekrutuar nga Irani!
19 Shtator, 14:51
-
OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit 'joligjor' të territoreve palestineze brenda një viti
18 Shtator, 21:10
-
Sulmi ndaj Hezbollahut/ A mund të shpërthejë një biper kështu? 6 pyetje, 6 përgjigje dhe hipoteza
18 Shtator, 11:15
-
Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! Libani konfirmon 12 viktima dhe rreth 2800 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin
18 Shtator, 07:33
-
Izraeli: Qëllimet tona të luftës tani përfshijnë ndalimin e sulmeve të Hezbollahut
17 Shtator, 22:04
-
VIDEO/ Liban, shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, 15 të vdekur, rreth 3000 të plagosur! Ishin të mbushur me eksploziv! Beiruti akuzon Izraelin
17 Shtator, 17:07
-
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë takon udhëheqësit izraelitë për të ulur tensionet me Libanin
16 Shtator, 20:20
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Hezbollahu: Izraeli mund të mposhtet vetëm me rezistencë
16 Shtator, 12:57
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Ushtria izraelite: Dhjetë muaj më parë ne vramë gabimisht tre pengje
15 Shtator, 22:43
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraelitët bastisin qytetin Khan Yunis, media: 10 të vdekur
14 Shtator, 14:22
Ja të shohim c do bëjnë sot këta babálet!
Përgjigju