POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Limaj-Thaçit: Kujdes me deklaratat për korrigjimin e kufirit

Fatmir Limaj

Pas “shigjetimit” nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka dalë kundër deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi. Limaj i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që të ketë kujdes me deklaratat e tij rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimin me Luginën e Preshevës.

Unë jam kundër deklarimeve që po i shoh, që kanë tendenca dhe këto deklarime prishin unitetin dhe zbehin besimin dhe kredibilitetin. Apeli jem është edhe presidentit, kujdes, mos e humb kredibilitetin, mos e zbeh edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës.

Ka deklaruar Limaj, në një intervistë për Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Limaj, që dikur e kishte Thaçin kryetar partie, vlerëson se deklarata të tilla nuk I shërbejnë stabilitetit dhe bien ndesh me rolin e Thaçit si drejtues i një institucioni të rëndësishëm i shtetit të Kosovës.

Askush s’ka të drejtë të nxjerrë këso deklaratash, aq më tepër drejtues të institucioneve, përderisa ky vend e ka një kushtetutë, një Parlament, derisa ky vend funksionon mbi bazën e një rregulli kushtetues si shtet i pavarur. Ftesa ime përsëri është, kujdes. Tendenca për të krijuar një opinion, paraprakisht është tendencë e gabuar. Mua nuk po më pëlqejnë këto deklarime, këto mënyra që janë në kundërthënie me njëra-tjetrën, herë flasin për shkëmbime, herë s’ka ndarje, gjëra krejt të panevojshme, aq më tepër nuk guxojnë të bëhen nga institucionet shtetërore.

Fatmir Limaj

Ai u shpreh se faza finale e dialogut e cila pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të zhvillohet nga ndonjë individ, por nga një ekip.

ke.mu.
Komento

Komente

  • Karadakliu: 05/08/2018 11:05

    Mos u shtir, sikur do i japish leksion Thacit.Ti nuk je askund afer, e as i perafert me Thacin.Thaci e Kadriu te ofruan edhe njehere ne sofer e ode burrash, se ti nuk meriton as ne trapazanin e odes te ulesh.

    Përgjigju