Departamenti Amerikan i shtetit i është përgjigjur një pyetje të Report TV në lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Nga përgjigja e marrë tregohet se ky është rasti i parë kur një sekretar shteti merr një vendim kaq ekstrem dhe e shpall publikisht.
Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në përgjigjen dërguar Report TV përmes postës elektronike thotë: “Seksioni 7031 përfshin kërkesën që duhet të ndërmarrë Departamenti i Shtetit për të publikuar ose në mënyrë private për ndalimin e personit. Ky lloj autoriteti është efektiv që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i një ndalimi publik bazuar në ligjin 7031 .”
![llalla pergjigjia](http://www.shqiptarja.com/foto/325367.jpg)
Nga kjo përgjigje duket qartë se për herë të parë 10 vjet pasi, ky ligj amerikan ka marrë fuqi, aplikohet për një ish zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare. Ky vendim tregon rëndësinë që Departamenti Amerikan i shtetit i jep reformës në drejtësi dhe në rastin konkret rolit të ish prokurorit Adriatik Llalla.
I dërguari Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri Donald Lu kohë më parë ishte shprehur publikisht se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi.
Pas largimit nga drejtimi akuzës shqiptare dhe dorëheqjes nga sistemi drejtësisë , amerikanët shkuan deri në këtë vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij. Në vendimin e bërë publik nga sekretari i shtetit Rex Tillerson, nënvizohet se ky vendim merret për shkak të përfshirjes së Z. Llalla në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.
Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale
19 Shkurt, 11:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07