Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi është zhvilluar te Drejtoria e Policisë së Shtetit, ku i pranishëm ka qenë dhe kryepolici Ardi Veliu.
Në fokus të këtij takimi mes zyrtarëve të lartë kanë qenë operacionet e fundit policore kundër grupeve kriminale, operacioni “Forca e Ligjit” dhe krimi i organizuar. Gjatë vizitës në SHBA, ministri Xhafaj zhvilloi takime me DEA dhe FBI, prej ku kërkoi që një agjent i tyre të vijë dhe në Shqipëri për të ndihmuar në luftën ndaj krimit e korrupsionit.
Ndërkohë, përveç operacionit “Forca e Ligjit”, Ministria e Brendshme i ka dhënë një Dekoratë Hamdi Kosturit, ish-atashe policor i ambasadës amerikane në Tiranë, oficer i FBI.

Ministri Xhafaj ka deklaruar më herët se janë 38 grupe kriminale, për të cilët është bërë data baze. Grupi më i fuqishëm i goditur deri më tani është ai i falsifikatorëve, që dërguan në SHBA mbi 1 shqiptarë, në këmbim të shumave të mëdha të parave.
/b.ha./Shqiptarja.com
Komente

Ore si ka mundsi qe kto dy takohen per te luftu krimin, por ne asnji takim nuk flitet per plaurent dervishaj, person i kwrkuar nga drejtsia amerikane, pjestar i bandes se durrsit, i cili qarkullon lirshem neper durres me bmw tblindume. Ku qendron lidhja midis Lentit dhe Lul berishes me V.dakon, Mond cekicin dhe Blendi klosin, dhe ish drejtorin e policise durrsit Perlat cullhaj???? Pse askush nuk ka nji pergjigje nga organet ligjzbatuese
Përgjigju